Duhen 10 mijë euro për sistemin e arkivit të QKR-së
18/01/2009 Dixhitalizimi i dokumenteve
Dokumentacioni i bizneseve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit do të dixhitalizohet. Burime zyrtare pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se ky proces do të kryhet brenda këtij viti. Në këtë mënyrë do të ruhet më mirë dokumentacioni për të gjitha bizneset e regjistruara pranë saj. Sipas përllogaritjeve të bëra, për të realizuar këtë proces do të jenë të nevojshme rreth 10 mijë euro. “Dixhitalizimi i sistemit të arkivit është gjë e mirë për biznesin, pasi në një kohë të shkurtër bëhet e mundur gjetja e NIPT-it, emri i kompanisë, që do të jenë dy baza kryesore krahas kërkimit me muaj dhe vite, kur janë krijuar bizneset”, - është shprehur drejtori i QKR-së Tomi Kola. Qendra Kombëtare e Regjistrimit është institucioni i vetëm për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, me një ndalesë ku kryhen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor për sigurimin shëndetësor e shoqëror si dhe për Inspektoratin e Punës. Ndërkaq këtë vit Ministria e Ekonomisë ka theksuar se do të ngrihet edhe Qendra Kombëtare e Licencimit. Sipas Kolës, aktualisht ekspertët e QKR-së po merren me studimin e tregut. Më pas do të bëhet shpallja e tenderit. “Pjesë e dixhitalizimit do të jenë gjithashtu të gjitha dokumentet e lëshuara nga prokuroria, gjykata, dokumentet e sekuestrimit të dosjes, ato origjinale për gjykim”, - ka nënvizuar Kola. Qendra Kombëtare e Regjistrimit nisi të funksiononte më 3 shtator të vitit 2007. Hapja e qendrës bëri të mundur zëvendësimin e procedurave të mëparshme të regjistrimit në gjykata për të gjitha llojet e bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. Krijimi i këtij institucioni u mbështet nga Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit, financuar nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë muajve janar–nëntor 2008 u regjistruan rreth 18 mijë biznese.
Dokumentet on-line
ZRPP-ja ka bërë publike në faqen e saj zyrtare dokumentet që duhet të plotësohen për raste të tilla. Në këtë faqe gjenden afatet dhe procedura, por edhe sanksionet që aplikohen nëse nuk zbatohen rregullat. Një prej këtyre dokumenteve është edhe vërtetimi i pronësisë. Sipas rregullave të shërbimit, tarifa është 400 lekë dhe taksa e shërbimit për lëshimin e vërtetimit të pronësisë është 100 lekë të reja. Për këtë shërbim nuk aplikohet asnjë gjobë dhe afati ligjor për paraqitje në ZVRPP është çdo ditë pune. Po kështu qytetarët që kërkojnë të pajisen me dokument pronësie mund të drejtohen pranë zyrave vendore të hipotekave. Atyre u nevojitet vetëm një kërkesë me shkrim nga i interesuari, ku të përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë. Po kështu edhe për certifikatën provizore të karabinasë. Me anën e një vërtetimi nga ana e zyrave të hipotekës vërtetohet se në regjistrin provizor të karabinasë figuron e regjistruar prona përkatëse e të interesuarit. Në këtë certifikatë plotësohen edhe të dhëna të tilla si numri i pasurisë, sipas të cilit është regjistruar prona, sipërfaqja e saj, vendndodhja në zonën kadastrale.