Banka e Shqipërisë, gati masat për uljen e kreditimit në valutë
Banka e Shqipërisë, pasi ka
akuzuar pak ditë më parë
direkt bankat private se po
sillen në mënyrë të pandershme
me publikun, duke i orientuar
klientët e tyre qëllimisht te kreditë
në valutë, ka hedhur dhe hapat
e parë për të frenuar këtë tendencë.
Burime nga Banka e Shqipërisë
bëjnë të ditur se ekspertët
e Bankës, në bashkëpunim me ata
të Bankës Botërore, janë duke përgatitur
një rregullore të re, e cila do
të ketë si synim kufizimin e këtij
fenomeni që tashmë është bërë
shumë shqetësues. Rregullorja e
re do të diskutohet dhe me bankat
private dhe pritet që të hyjë në
fuqi brenda vitit 2008.
Masat
Ndër masat kryesore të propozuara
është ajo që ka të bëjë me
vendosjen e elementëve shtrëngues,
që të detyrojnë bankat
t‘u japin kredi qytetarëve në përputhje
me të ardhurat e tyre. Aktualisht
ndodh një fenomen
shumë i çuditshëm, ku bankat private
në përpjekje agresive për të
zënë treg, japin kredi në çdo lloj
monedhe, pavarësisht deklarimit
që bëhet nga ana e klientit në
lidhje me të ardhurat e tij. Synimi
është që të ketë një përputhje më
të madhe mes kredisë që jepet dhe
të ardhurave të qytetarit. Një tjetër
masë që po diskutohet është ajo
që ka të bëjë me detyrimin për
rritjen e kapitalit në rastet kur arrihet
një kufi i caktuar i kredive në
valutë. Burimet e mësipërme
bëjnë të ditur se rregullorja e re
pritet të jetë gati brenda vitit 2008.
Rreziku
Duke qenë se pjesa dërrmuese
e bankave që operojnë në Shqipëri
janë të huaja, ato preferojnë të
nxisin në kreditimin në valutë me
qëllim që të eliminojnë 100 për
qind rreziqet që vijnë nga kursi i
këmbimit. Përqindjet për kredinë
mbahen qëllimisht të larta për të
favorizuar kredimarrjen në valutë.
Duke iu referuar kredisë me maturim
deri në një vit, sipas të
dhënave zyrtare të janarit 2008,
ekziston një diferencë prej 7.3 pikë
përqindjeje ndaj përqindjeve të
depozitave në lekë me të njëjtin
afat maturimi. Ndërkohë, që i
njëjti tregues për valutën është
4%. E thënë ndryshe kjo do të thotë
se bankat mbajnë norma të larta,
shumë më të larta interesi për
kreditë në lekë se sa për ato në
valutë. Në këtë mënyrë ato i nxisin
qytetarët që të shkojnë drejt kredive
në monedhë të huaj.
Rreziqet
Kreditimi në valutë i vendos
qytetarët, që i kanë të ardhurat në
lekë përballë një rreziku shumë të
madh, pasi çdo dobësim i lekut
kundrejt monedhës, në të cilën
ata kanë kredinë, godet direkt
buxhetet e tyre, duke rritur interesat
që ata duhet të paguajnë për
kredinë. Por pasojat mund të jenë
shumë më të rënda se kaq. "Vetë
guvernatori, kur foli për këtë problem,
deklaroi dhe shifrat më të
fundit të kredive të këqija, që për
janarin kanë arritur në 3.6 për qind
të totalit të kredisë. Nëse qytetarët,
që kanë kredi në valutë do të
përballen më një rënie të lekut
atëherë shumë prej tyre mund të
mos shlyejnë dot kreditë, çka do të
rriste më tej përqindjen e kredive
të këqija, duke u shndërruar në një
shqetësim serioz për të gjithë
sistemin financiar në vend.
akuzuar pak ditë më parë
direkt bankat private se po
sillen në mënyrë të pandershme
me publikun, duke i orientuar
klientët e tyre qëllimisht te kreditë
në valutë, ka hedhur dhe hapat
e parë për të frenuar këtë tendencë.
Burime nga Banka e Shqipërisë
bëjnë të ditur se ekspertët
e Bankës, në bashkëpunim me ata
të Bankës Botërore, janë duke përgatitur
një rregullore të re, e cila do
të ketë si synim kufizimin e këtij
fenomeni që tashmë është bërë
shumë shqetësues. Rregullorja e
re do të diskutohet dhe me bankat
private dhe pritet që të hyjë në
fuqi brenda vitit 2008.
Masat
Ndër masat kryesore të propozuara
është ajo që ka të bëjë me
vendosjen e elementëve shtrëngues,
që të detyrojnë bankat
t‘u japin kredi qytetarëve në përputhje
me të ardhurat e tyre. Aktualisht
ndodh një fenomen
shumë i çuditshëm, ku bankat private
në përpjekje agresive për të
zënë treg, japin kredi në çdo lloj
monedhe, pavarësisht deklarimit
që bëhet nga ana e klientit në
lidhje me të ardhurat e tij. Synimi
është që të ketë një përputhje më
të madhe mes kredisë që jepet dhe
të ardhurave të qytetarit. Një tjetër
masë që po diskutohet është ajo
që ka të bëjë me detyrimin për
rritjen e kapitalit në rastet kur arrihet
një kufi i caktuar i kredive në
valutë. Burimet e mësipërme
bëjnë të ditur se rregullorja e re
pritet të jetë gati brenda vitit 2008.
Rreziku
Duke qenë se pjesa dërrmuese
e bankave që operojnë në Shqipëri
janë të huaja, ato preferojnë të
nxisin në kreditimin në valutë me
qëllim që të eliminojnë 100 për
qind rreziqet që vijnë nga kursi i
këmbimit. Përqindjet për kredinë
mbahen qëllimisht të larta për të
favorizuar kredimarrjen në valutë.
Duke iu referuar kredisë me maturim
deri në një vit, sipas të
dhënave zyrtare të janarit 2008,
ekziston një diferencë prej 7.3 pikë
përqindjeje ndaj përqindjeve të
depozitave në lekë me të njëjtin
afat maturimi. Ndërkohë, që i
njëjti tregues për valutën është
4%. E thënë ndryshe kjo do të thotë
se bankat mbajnë norma të larta,
shumë më të larta interesi për
kreditë në lekë se sa për ato në
valutë. Në këtë mënyrë ato i nxisin
qytetarët që të shkojnë drejt kredive
në monedhë të huaj.
Rreziqet
Kreditimi në valutë i vendos
qytetarët, që i kanë të ardhurat në
lekë përballë një rreziku shumë të
madh, pasi çdo dobësim i lekut
kundrejt monedhës, në të cilën
ata kanë kredinë, godet direkt
buxhetet e tyre, duke rritur interesat
që ata duhet të paguajnë për
kredinë. Por pasojat mund të jenë
shumë më të rënda se kaq. "Vetë
guvernatori, kur foli për këtë problem,
deklaroi dhe shifrat më të
fundit të kredive të këqija, që për
janarin kanë arritur në 3.6 për qind
të totalit të kredisë. Nëse qytetarët,
që kanë kredi në valutë do të
përballen më një rënie të lekut
atëherë shumë prej tyre mund të
mos shlyejnë dot kreditë, çka do të
rriste më tej përqindjen e kredive
të këqija, duke u shndërruar në një
shqetësim serioz për të gjithë
sistemin financiar në vend.