Ceka: Opozita nuk po funksionon siç duhet
Marrja e ftesës për në NATO,
megjithëse është mbështetur
dhe përshëndetur
nga të gjitha forcat politike në vend,
nuk e ka zbutur aspak krizën që ekziston
mes tyre. Kryetari i PAD-së,
Neritan Ceka, ka deklaruar dje se
opozita nuk po funksionon. Duke
kundërshtuar protestat e ndërmarra
nga PS-ja, Ceka ka theksuar se
duhet të hiqet dorë nga populizmi
i rrugës. "Nuk mund të kërkohet në
rrugë largimi i Berishës kur nuk dihet
se kush do ta zëvendësojë,
opozitës i mungon strategjia", është
shprehur ai. Ceka ka theksuar më
tej se "unë nuk besoj se jemi në një
rrugë të mbarë, ku opozita vërtet
mund t‘i imponojë pozitës së sotme,
e cila nuk ka ndonjë vullnet të
qartë për reforma, që të krijojë
modelin e një shteti i cili është ndryshe
nga shteti që shpërtheu në
Gërdec. Sot shqiptarët nuk besojnë
te ky shtet që kemi". Kreu i PAD-së
ka theksuar se politika shqiptare ka
lënë në mes disa nga reformat
madhore pa të cilat do të ishte e
vështirë të ecnin për para. Ai u ka
kërkuar dy partive të mëdha të heqin
dorë nga bipolarizimi i skenës
politike, duke e lidhur gjithçka me
reformën elektorale. "Problemi te
ne është depolitizimi i komisioneve
zgjedhore duke filluar nga KQZ dhe
deri te komisionet e bazës, nuk
munden që partitë të numërojnë
votat e tyre kjo është në konflikt të
hapur me interesat partiake, së
dyti, duhet që secili të identifikohet
të vijë nga lista dhe një dokument
identifikimi i qartë dhe së treti
që në Shqipëri të vendosë populli
se cilat do të jenë partitë politike që
do të qeverisin vendin dhe jo partitë
politike të vendosin vetë të
drejtat e tyre në krye të shtetit shqiptar",
deklaroi Ceka.
megjithëse është mbështetur
dhe përshëndetur
nga të gjitha forcat politike në vend,
nuk e ka zbutur aspak krizën që ekziston
mes tyre. Kryetari i PAD-së,
Neritan Ceka, ka deklaruar dje se
opozita nuk po funksionon. Duke
kundërshtuar protestat e ndërmarra
nga PS-ja, Ceka ka theksuar se
duhet të hiqet dorë nga populizmi
i rrugës. "Nuk mund të kërkohet në
rrugë largimi i Berishës kur nuk dihet
se kush do ta zëvendësojë,
opozitës i mungon strategjia", është
shprehur ai. Ceka ka theksuar më
tej se "unë nuk besoj se jemi në një
rrugë të mbarë, ku opozita vërtet
mund t‘i imponojë pozitës së sotme,
e cila nuk ka ndonjë vullnet të
qartë për reforma, që të krijojë
modelin e një shteti i cili është ndryshe
nga shteti që shpërtheu në
Gërdec. Sot shqiptarët nuk besojnë
te ky shtet që kemi". Kreu i PAD-së
ka theksuar se politika shqiptare ka
lënë në mes disa nga reformat
madhore pa të cilat do të ishte e
vështirë të ecnin për para. Ai u ka
kërkuar dy partive të mëdha të heqin
dorë nga bipolarizimi i skenës
politike, duke e lidhur gjithçka me
reformën elektorale. "Problemi te
ne është depolitizimi i komisioneve
zgjedhore duke filluar nga KQZ dhe
deri te komisionet e bazës, nuk
munden që partitë të numërojnë
votat e tyre kjo është në konflikt të
hapur me interesat partiake, së
dyti, duhet që secili të identifikohet
të vijë nga lista dhe një dokument
identifikimi i qartë dhe së treti
që në Shqipëri të vendosë populli
se cilat do të jenë partitë politike që
do të qeverisin vendin dhe jo partitë
politike të vendosin vetë të
drejtat e tyre në krye të shtetit shqiptar",
deklaroi Ceka.