Biberaj: NATO, paradhomë për të hyrë në BE
Zv/presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka treguar për "Shqip" detajet teknike që duhet të ndjekë Shqipëria për të marrë ftesën e plotë të anëtarësimit në NATO. Sipas tij, përpjekjet e
qeverisë dhe politikës sonë konsistojnë në kryerjen me sukses të reformave politike, ekonomike, si dhe reformave në fushën e sigurisë kombëtare. Biberaj thekson se "de facto", Shqipëria është anëtare e NATO-s pasi tani e tutje do të marrë pjesë në të gjitha takimet e NATO-s, por "de juro" ajo do të bëhet anëtare, kur të ketë të drejtën e votës, gjë që do të ndodhë pas periudhës së provës, e cila varet nga politika shqiptare, nga kryerja e reformave në vendin tonë. "Kohën e anëtarësimit të plotë e kemi ne në dorë, nëse avancojmë me reformat, ne mund të marrim ftesën në Samitin e vitit tjetër, që do të mbahet në qytetet Strasburg (Francë) dhe Kehl (Gjermani)", tha Biberaj. Deputeti i PD-së bëri me dije se "kjo ftesë ndikon pozitivisht edhe në integrimin e Shqipërisë në BE, pasi anëtarësimi në NATO shërben në një farë mënyre si parakusht dhe si paradhomë për anëtarësim në BE. NATO dhe BE kanë pak a shumë të njëjtat kritere dhe vendimmarrja është pak a shumë e përqendruar në të njëjtën dorë, pasi në të dy institucionet marrin pjesë pothuajse të njëjtat vende". Deputeti Biberaj shprehet gjithashtu, se mazhoranca ngelet gjithmonë e hapur për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën në të mirë të vendit.
Z. Biberaj, tashmë Shqipëria e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ǒdo të thotë kjo për Shqipërinë, si dhe për forcat politike në vend?
Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO përbën një ngjarje madhore për kombin shqiptar, ngjarje kjo që përbën fitoren më të madhe të shqiptarëve pas pavarësisë së Kosovës.
Në rrafshin e brendshëm, kjo është arritja më e madhe e politikës shqiptare, gjatë këtyre viteve të tranzicionit, politikë që pavarësisht problemeve, vështirësive dhe mosmarrëveshjeve, që ka pasur dhe pavarësisht se kush ka qenë në pozitë apo opozitë, anëtarësimin në NATO e ka pasur një objektiv konstant dhe kryesor. Kuptohet që kjo ngjarje përbën njëkohësisht edhe njohje dhe vlerësim si për reformat e qeverisë shqiptare, që janë ndërmarrë gjatë këtyre viteve të fundit, po ashtu edhe për bashkëpunimin pozitë-opozitë.
Nga ana teknike, cilat janë etapat që duhet të ndjekë tashmë Shqipëria për të qenë një anëtare e plotë e NATO-s? Çfarë duhet bërë për të marrë ratifikimin e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut?
Që nga momenti i marrjes së ftesës, deri në anëtarësimin e plotë, kërkohet një periudhë e cila mund të shkojë deri në 18 muaj, periudhë kjo që shërben për ratifikim nga 26 vendet anëtare, por njëkohësisht është edhe periudhë prove, periudhë gjatë së cilës NATO monitoron ecurinë e reformave në Shqipëri. Nga pikëpamja politike dhe strategjike, NATO e ka marrë vendimin e vet në Samitin e Bukureshtit, duke na dhënë ftesën. Pra, si të thuash, "de facto" ne jemi anëtarë të NATO-s, pasi tani e tutje ne marrim pjesë në të gjitha takimet e NATO-s, por "de juro" do të bëhemi anëtarë, kur të kemi të drejtën e votës, gjë që do të ndodhë pas periudhës së provës, e cila varet nga ne, nga kryerja e reformave në Shqipëri. Kohën e anëtarësimit të plotë e kemi ne në dorë, nëse avancojmë me reformat, ne mund të marrim ftesën në Samitin e vitit tjetër, që do të mbahet në qytetet Strasburg (Francë) dhe Kehl (Gjermani), qytete që janë pjesë e historisë së Alsasë-Lorenës që shpeshherë ka trazuar marrëdhëniet franko-gjermane. Gjithsesi, ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që anëtarësimin ta marrim vitin tjetër dhe përpjekja jonë konsiston në kryerjen me sukses të reformave politike, ekonomike, si dhe reformave në fushën e sigurisë kombëtare.
Çfarë privilegjesh do të ketë vendi ynë me marrjen e kësaj ftese? Cilat do të jenë avantazhet dhe dizavantazhet e kësaj ftese për Shqipërinë?
Natyrisht, që nuk bëhet fjalë për dizavantazhe, kështu që do të përqendrohem tek avantazhet, të cilat janë shumëplanëshe. Ftesa do të ketë ndikimin e vet tepër pozitiv jo vetëm në zhvillimet politike në vend, por edhe në reformimin e mëtejshëm të institucioneve të sigurisë kombëtare dhe të Forcave të Armatosura, në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në rritjen dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal. Ftesa krijon të gjitha kushtet për rritjen e investimeve të huaja në vend, pasi Shqipëria do të konsiderohet tashmë një vend i sigurt për këto investime. Statistikat e vendeve të tjera, që i janë bashkangjitur NATO-s, tregojnë se investimet e huaja në këto vende janë rritur disa herë në një periudhë të shkurtër kohore, direkt pas anëtarësimit në NATO. Legjislativi dhe ekzekutivi shqiptar duhet të ndërmarrin reforma të rëndësishme në fushën ekonomike, me qëllim përmirësimin e legjislacionit dhe të klimës ndaj biznesit vendas dhe të huaj, si dhe rritjen e ndjeshme të këtyre investimeve.
Ndërkohë, kjo ftesë ndikon pozitivisht edhe në integrimin e Shqipërisë në BE, pasi anëtarësimi në NATO shërben në një farë mënyre si parakusht dhe si paradhomë për anëtarësim në BE. NATO dhe BE kanë pak a shumë të njëjtat kritere dhe vendimmarrja është pak a shumë e përqendruar në të njëjtën dorë, pasi në të dy institucionet marrin pjesë pothuajse të njëjtat vende.
Cilat janë obligimet e Shqipërisë tani pas marrjes së ftesës me qëllim anëtarësimin e plotë?
Marrja e ftesës kërkon përshpejtimin e reformave, sidomos të reformës zgjedhore, por edhe vazhdimin e reformave të tjera të rëndësishme, me qëllim anëtarësimin e plotë në NATO, si dhe integrimin në BE, çka do të thotë më tepër angazhime për qeverinë, por edhe më tepër përgjegjshmëri nga klasa politike shqiptare dhe bashkëpunim ndërmjet forcave politike.
A është i gatshëm vendi ynë, politika jonë, administrata jonë për t‘u krahasuar me 26 vendet e tjera që janë pjesë e plotë e NATO-s?
Kuptohet që sot nuk jemi në nivelin e vendeve të tjera të NATO-s, prandaj edhe bëhet anëtarësimi që të afrohemi me këto vende. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh që edhe vetë vendet e NATO-s nuk janë në të njëjtin nivel me njëri-tjetrin, pasi kanë diferenca ndërmjet tyre. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO dhe BE është e vetmja rrugë për t‘iu afruar këtyre vendeve.
Ftesa për në NATO, kërkon nga politika një angazhim akoma më të thellë për të vazhduar reformat. Çfarë garancie propozon mazhoranca për opozitën për të realizuar përpara zgjedhjeve të 2009-ës reformën zgjedhore?
Mazhoranca ka qenë dhe mbetet e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim me opozitën. Natyrisht që ftesa e NATO-s shton detyrimet edhe ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës për të vazhduar këtë bashkëpunim.
Gjashtë etapat që duhet të ndjekë Shqipëria për të qenë anëtare e plotë e NATO-s
Hapi 1
Hapi i parë i Shqipërisë është inicimi i bisedimeve për anëtarësim në selinë e NATO-s, në Bruksel me ekipin e NATO-s, të cilat do fokusohen në çështjet politike, ushtarake dhe sigurisë
Hapi 2
Në fund të këtyre bisedimeve, vendi që aderon të anëtarësohet në NATO do të paraqesë një axhendë e plan masash të përcaktuara qartë deri në ditën e anëtarësimit të plotë, por edhe pas anëtarësimit
Hapi 3
Pasi mbaron ky proces, ministri i Jashtëm me anë të një letre konfirmon se janë dhënë obligimet dhe angazhimet e duhura. Pas kësaj, NATO fillon dhe përgatit protokollet e anëtarësimit
Hapi 4
Për të bërë të mundur anëtarësimin e vendeve të reja, formulohen protokollet dhe pas përcaktimit të tyre, do të jenë 26 vendet anëtare të NATO-s, të cilat duhet të ratifikojnë këto protokolle
Hapi 5
Pasi vendet anëtare të aleancës i kanë ratifikuar njoftojnë SHBA-në dhe në këtë moment sekretari i Përgjithshëm i NATO-s me anë të një letre e fton Shqipërinë për t‘u bërë anëtare e plotë
Hapi 6
Pasi Shqipëria merr ftesën zyrtare nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duhet që të ratifikojë traktatin dhe nga ai moment e dërgon në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës