Reforma zgjedhore, brenda këtij sezoni
Bashkëkryetari socialist i Komisionit
Parlamentar të Reformës
Zgjedhore, Kastriot Islami, deklaron
se reforma demokratike
zgjedhore është kusht për anëtarësimin
në NATO. Gjatë një interviste për "Shqip",
ai vlerëson se etapa e ndryshimeve ligjore
në kuadër të reformës duhet të përfundojë
brenda këtij sezoni kuvendor.
Islami, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm,
sqaron përfitimet dhe detyrimet që
ka Shqipëria nga anëtarësimi në Aleancën
e Atlantikut të Veriut.
Zoti Islami, në cilësinë e ishministrit
të Jashtëm, a mund të na
jepni një vlerësim të shkurtër për
ftesën për anëtarësim në NATO që
Shqipëria mori nga Samiti i Bukureshtit?
Marrja e ftesës për anëtarësim përbën
një moment të rëndësishëm të realizimit
të njërit prej objektivave madhorë në
këto dy-tre dhjetëvjeçarë. Natyrisht,
mund të thuhet se jemi shumë pranë një
momenti historik kur vendi i pavarësuar
më 1912-ën nga pushtimi 500-vjeçar otoman,
i çliruar në 1944 përmes rreshtimit
në aleancën fituese antifashiste, i përfshirë
në familjen e vendeve demokratike
më 1991-in pas rrëzimit të diktaturës komuniste,
arrin të marrë ftesën për t‘u
bërë pjesë e njërës prej familjeve gobale
më të rëndësishme për sa i përket sigurisë
e vlerave, asaj euroatlantike. Ky
moment përjetohet gjithashtu si moment
i përmbushjes së aspiratave të
shumë brezave për liri e paqe, në një rajon
të turbulluar, por me shumë vlera e
tradita dhe ku është prodhuar më shumë
histori se ç‘mund të konsumohej. Është momenti i
kurorëzimit të shumë ëndrrave e përpjekjeve të
shumë brezave të sakrifikuar për qetësi e paqe.
Ndoshta mund të konsiderohet
si fillimi i një epoke të re të bashkëjetesës
në një familje globale
vlerash. Ndoshta përfundimisht
një vend që gjeografikisht
ndodhet në Evropë dhe
shpirtërisht ndihet në Perëndim
kthehet në familjen e tij
normale. E mundet kjo listë
vlerësimesh të zgjatej më tej.
Vendimi për marrjen e ftesës
vjen pas një vendimmarrjeje
konsensuale të vendeve
anëtare të NATO-s, bazuar në
një analizë multifaktoriale, prej
ku mund të veçoheshin disa elemente:
- aleanca synon zgjerimin e saj bazuar në parimin
se lëvizja e kufirit të saj drejt vendeve demokratike
rrit sigurinë e stabilitetin global, rajonal e individual;
- një vend që aspiron anëtarësimin duhet të arrijë
një nivel të caktuar demokratizimi përmes një axhende
individuale të veprimeve për anëtarësim;
- një vend aspirant duhet të garantojë një sjellje
të përshtatshme në bashkëveprimin dhe bashkëpunimin
rajonal;
- marrja e çdo vendimi për zgjerim merr në konsideratë
edhe një analizë gjeopolitike, e cila natyrisht
ka dinamikën e saj;
- veçori tipike për vendin apo rajonin, po ashtu
janë elemente që ndërhyjnë në marrjen e vendimit
për anëtarësim.
Natyrisht, synohet për çdo vendimmarrje të
maksimalizohet secili faktor veças dhe bashkësia e
tyre integralisht. Bile në dinamikë vihet re një rritje
e kërkesave për secilin parametër. Në çdo vendimmarrje
konkrete dominon herë njëri faktor e herë një
faktor tjetër. Parametri i performancës individuale
dominon të gjithë periudhën para marrjes së vendimit
dhe presioni e monitorimi janë të lartë për ta
maksimalizuar atë. Nga eksperienca rezulton se një
peshë të rëndësishme në vendimmarrjet e zgjerimit
ka pasur faktori gjeopolitik. Gjithashtu, deri tani
eksperienca ka treguar se zgjerimi është bërë për
grup vendesh dhe se përgjithësisht integrimi euroatlantik
ka paraprirë atë evropian. Shqipëria dhe
vendet e A3 nuk bëjnë përjashtim nga kjo lloj eksperience.
Nëse flasim në terma më konkretë, cilat
janë përfitimet dhe detyrimet e Shqipërisë
nga anëtarësimi në NATO?
Anëtarësimi ka përfitimet dhe kostot e tij. Natyrisht,
raporti përfitime/kosto maksimalizohet
me anëtarësimin e
vendit në NATO. Le të filloj nga
përfitimet. Në radhë të parë siguria
e stabiliteti i vendit garantohen
në kuadër të kësaj aleance
globale të sigurisë dhe rrjedhimisht
rezultojnë të rritura cilësisht
e nga pikëpamja sasiore siguria
dhe stabiliteti janë parametra
shumë të rëndësishëm për
zhvillimin ekonomik e social, ata
përbëjnë kushte të nevojshme të
zhvillimit të qëndrueshëm. Nga
ana tjetër, integrimi në NATO
kthehet në një pasaportë të
rëndësishme imazhi që ndihmëson tërheqjen e investimeve
të huaja direkte, të investimeve serioze e
të fuqishme. Këto ndikime të zhvillimit rrisin
mundësitë për politika sociale dhe të mirëqenies për
të cilat në fund të fundit është i interesuar çdo shtetas.
Anëtarësimi gjithashtu nxit progresin për të
gjithë objektivat që çojnë vendin
në Bashkimin Evropian, për
rrjedhojë procesi i integrimit në
BE bëhet më i sigurt, më i shpejtë
e më cilësor. Sistemi i monitorimit
dhe asistencës në funksion
të progresit për arritjen e
parametrave të Aleancës së Atlantikut
të Veriut rrit shpejtësinë
dhe cilësinë e kryerjes së reformave
madhore.
Siguria e rajonit rritet në
mënyrë të konsiderueshme;
konkretisht kjo ndikon në implementimin
e shpejtë e të sigurt të
pavarësisë së Kosovës. Po kështu,
niveli i operativitetit ushtarak rritet në sasi e cilësi,
duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e asistencës
për modernizimin e ushtrisë dhe të institucioneve
të sigurisë. Të gjithë këto kanë po ashtu
ndikim, indirekt në rritjen ekonomike
dhe për rrjedhojë në prosperitetin e
qytetarëve. Kanë ndikim në përmirësimin
e menaxhimit të kufijve, pra indirekt
ndikojnë në rritjen e mundësive
për lëvizje të lirë të qytetarëve. Por edhe
kostot gjithashtu rriten, por jo në të
njëjtën masë me përfitimet. Në mënyrë
direkte buxheti duhet të parashikojë një
shumë të konsiderueshme deri në 2 për
qind të prodhimit të përgjithshëm bruto
për rritjen e operativitetit ushtarak, pra
për pjesëmarrjet në operacione paqeruajtëse
apo edhe ushtarake. Rritje e buxhetit
kërkohet edhe për të gjithë sektorët
që lidhen me ruajtjen dhe forcimin e sigurisë.
Kërkohen investime në buxhet e
burime njerëzore në funksion të luftës
kundër terrorizmit, të trafiqeve dhe të
krimit të organizuar si elemente që rrezikojnë
sigurinë etj.
Marrja e ftesës natyrshëm nuk
nënkupton anëtarësim. Për sa
kohë mendoni se ne do përmbushim
detyrimet për të qenë zyrtarisht
me statusin e anëtarit të
NATO-s?
Do të ketë një axhendë dhe kalendar
veprimesh, të shoqëruar me një mekanizëm
të monitorimit të indikatorëve
të ndërmjetëm që duhen plotësuar deri
në momentin e anëtarësimit. Po kështu,
ky proces do të shoqërohet prej veprimeve
ligjore, sipas legjislacioneve të
vendeve përkatëse tashmë anëtare të
kësaj aleance, për ratifikimin e vendimit
për anëtarësim nga të gjithë vendet
anëtare. Besoj se nuk ka asnjë arsye për
të mos kryer brenda periudhës
njëvjeçare të gjithë detyrimet që rrjedhin
nga momenti i marrjes së ftesës deri në
anëtarësimin e plotë. Natyrisht, mbetet që vullneti
politik për anëtarësim të përkthehet në veprime
efikase dhe rezultate konkrete e
të prekshme...
Ju njëkohësisht jeni
bashkëkryetar i komisionit
parlamentar për reformën
zgjedhore. Ndërsa
kërkohet angazhim i përbashkët
për reformat kur
do mund të kemi një
produkt konsensual për reformën
zgjedhore?
Pas miratimit të amendamentit
kushtetues për sistemin
zgjedhor, besoj se do të mund të
arrihet brenda këtij sesioni kuvendor
përmbyllja e reformës
zgjedhore në aspektin e ndryshimeve
ligjore. Sigurisht, gjithçka varet nga vullneti
dhe angazhimi i forcave politike. E gjithë kjo
përgjegjësi politike i përket Kuvendit dhe nuk është
invariante nga komisioni i reformës zgjedhore dhe
aq më pak nga bashkëkryetarët e tij. Në rast se do të
bëhej pengesë obstruksioni i ndonjë apo disa
forcave politike margjinale apo mungesa e vullnetit,
atëherë Kuvendi duhet të gjejë mekanizmat e progresit
për këtë aspekt të kësaj reforme. Por detyrimi
për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,
krahas realizimit të reformës legale zgjedhore, përfshin
detyrimisht pajisjen e qytetarëve me kartat e
identitetit dhe prodhimin e listave të besueshme të
zgjedhësve të ekstratuara nga një regjistër civil elektronik
i centralizuar. Këto dy detyra janë tërësisht
përgjegjësi e qeverisë dhe në rast se nuk realizohen
plotësisht në kohën e duhur do të preknin rëndë e
në trajtë ekstremale çështjen e anëtarësimit. Këto
nuk kanë të bëjnë me komisionin e reformës zgjedhore,
por ju siguroj se në rast se nuk do të realizoheshin
në kohë nuk do të kishte asnjë hapësirë për
"mirëkuptim", sepse PSSH nuk do të pranonte
zgjedhje pa karta identiteti dhe pa lista të zgjedhjeve
të nxjerra nga regjistri civil elektronik. Do të
kërkojmë që këto dy çështje të bëhen pjesë e axhendës
së detyrimeve deri në anëtarësim. Nuk do
të kishte asnjë lëshim nga PSSH në drejtim plotësimit
të të gjitha kushteve dhe detyrimeve që garantojnë
zgjedhje të lira e të ndershme dhe të standardeve
demokratike; i gjithë angazhimi dhe bashkëpunimi
ynë për anëtarësimin e plotë të vendit në
NATO do të kushtëzohet me realizimin e një
demokracie elektorale tërësisht funksionale.