Pushteti dhe veshja e politikanëve
Nuk është aspak e rastësishme që Sarkozi, Presidenti i Francës, preferon syzet e markës "Rayban", apo që Bush, Presidenti amerikan, shpesh vesh një xhup lëkure model aviatori, që të kujton oficerët amerikanë të Planit Marshall. Nuk është e rastësishme as dalja në podium e një politikani me apo pa kravatë, me xhaketë dopiopet, apo me dy kopsa, me këmishë të mbërthyer deri në grykë, apo me bluzë me kopsa të zbërthyera. As ngjyrat, format, prerjet e veshjeve nuk përbëjnë një rastësi. Këto të gjitha janë veshjet e pushtetit që ka brendinë, por edhe dukjen e tij, mënyrën e fshehtë të komunikimit me masat dhe ndikimit ndaj tyre. Politikanët e dinë mirë, në këtë botë mediatike dhe që vlerëson shpesh më shumë anën e jashtme të gjërave, se veshja ende bën mbretin. Ndaj duhet pasur më shumë vëmendje ndaj kësaj gjuhe të fshehtë mesazhesh e simbolikash që presidentët, kryeministrat, liderët shpirtërorë e politikë na përcjellin përmes rrobave të tyre. Është e mundur që përmes xhaketave, trikove, këmishëve e kravatave, madje edhe këpucëve me taka të larta e ngjyrës së buzëkuqit, të deshifrohen mesazhet më të fshehta. "Më thuaj se çfarë vesh, të të them kush je", thotë një proverb dhe kësaj thënieje nuk i shpëton as vetë Papa.
Nuk mund të themi ende me qartësi nëse do të jetë Barak Obama kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale amerikane të këtij viti, por mund të pohojmë me siguri se në terrenin e stilit, kandidati me ngjyrë e ka mundur përfundimisht kundërshtaren e tij, Klinton, e cila përbri tij, pikërisht nga mënyra se si i zgjedh veshjet, u shfaq e plakur, mbipeshë dhe aspak elegante. Kjo sepse Obama është shumë karizmatik dhe ka një stil të veshuri tërheqës dhe tipik të tijin. Mban gjithmonë kostume me një xhaketë paksa të gjerë e me dy kopsa, që i rri gjithmonë mbërthyer, kravatë të dukshme në sfondin e këmishëve me ngjyrë të bardhë, ose të kaltër të çelur, këpucë të zeza me lëkurë të fortë dhe gjithmonë me lidhëse dhe pantallona të errëta. Me pamjen e tij të zhdërvjellët dhe elegante, me gjuhën e trupit që është tepër joshëse dhe mbresëlënëse për të gjithë, ai ka risjellë në politikën amerikane politikanin karizmatik dhe seksi që mungonte që nga koha e Presidentit Kenedi. Pastaj edhe bashkëshortja e tij është shumë e bukur dhe elegante dhe shumëkush ka nisur ta krahasojë me Jackie O, bashkëshorten e Kenedit, e cila deri tani mbetet ikona e vetme e stilit. Zgjedhësit amerikanë të lodhur dhe të frikësuar nga përmasat që mund të marrë kriza e tyre ekonomike e kanë humbur pak shpresën dhe janë në kërkim të kufijve të rinj, të cilët duket se i kanë gjetur në parullën e Obamës: "Po, ne mundemi", por edhe në mënyrën e tij të komunikimit, një mënyrë komunikimi e freskët, e drejtpërdrejtë, elegante dhe njëherazi moderne. Sipas shumë analistëve, Obama duket sikur është i veshur gjithmonë me "Armani", ndërsa Hilari mbetet një personazh i revistave femërore të viteve ‘80. Pra, siç e pamë, veshja bën mbretin, për të mos folur për Papën. Sikur të mos mjaftonin prurjet e reja në shërbimin liturgjik, Benedikti XVI është treguar shumë i kujdesshëm edhe për sa i përket veshjes së tij, por edhe asaj të priftërinjve. Ndër të gjithë papët e fundit, papa gjerman është më eleganti. Ai u kritikua për veshjen tepër të shkurtër me të cilën u paraqit në daljen e parë publike si Papa i ri dhe menjëherë pas kësaj Racinger bëri ndryshimet e duhura. Së pari ndryshoi rrobaqepësinë tradicionale të papëve, duke përzgjedhur atë që preferonte kur ishte kardinal. Më pas pushoi nga detyra mjeshtrin e ceremonive për ta zëvendësuar me dikë tjetër që njihet në rrethe të caktuara si person me shije të përjetshme. Pikërisht ky person rifuti në gardërobën, dukur "të varfër" të Papës, një sërë veshjes dhe aksesorësh të rinj, disa prej të cilave ishin zhdukur nga përdorimi që nga shekulli XVII. Kështu Papa ka pasur raste që ka mbajtur syze të markës "Serengeti", të cilave u është bërë reklamë televizive nga një aktor i famshëm amerikan e që konsiderohen shumë trendi, apo edhe këpucë të markës "Prada". Të gjithë aksesorët që ka përdorur e kanë renditur sipas revistës "Esquire" në listën e meshkujve më trendi të botës, përkrah futbollistit David Bekham dhe aktorit të 007-ës, Daniel Craig. "Shumë dukje dhe pak brendi", shkruante në një revistë një filozof francez, duke e pasur fjalën në këtë rast jo për Papën, por për Presidentin e vendit të tij, Sarkozi, i cili i krahasuar me paraardhësit e tij ka kryer një revolucion të vërtetë. Sarko duket se kërkon t‘ia ofrojë veten të plotë publikut të tij, pa fshehur asgjë. Ai duket i vendosur të ndërtojë një mitologji personale, që sipas një reviste franceze, të kujton prodhimet më të mira hollivudiane. Presidenti ndihet gati, i lumtur kur e fotografojnë, ndërsa hyn në Elize me pantallona të shkurtra të zeza, me bluzë të bardhë pambuku dhe me këpucë sportive të bardha, mbuluar nga djersët dhe tepër sportive e buzagaz. Ose në rastin e pushimeve të tij, teksa mban syzet e tij të famshme me xhinset blu e trikon sportive mbi shpatulla, duke mos harruar edhe të renë e fundit përkrah tij, bashkëshorten Karla Bruni. Gruaja e bukur duket si një trofe me të cilën mund të shfaqet në publik me mburrje e krenari mashkullore. Presidenti është ambicioz dhe nxiton gjatë gjithë kohës e shpesh shfaqet edhe nervoz e hiperenergjik. Është 53 vjeç dhe do t‘u tregojë të gjithëve se është ende në formë dhe se është ndjellës e i pushtetshëm njëherazi. Sa për kostumet zyrtare, ato i mban gjithmonë blu, ose të zeza. Ditë e parë si President i Republikës ishte veshur me "Prada" si ish-bashkëshortja e tij Sesilja, duke u munduar të shprehte një stil që nxjerr në pah ngjyrat e partisë së tij. Këmishët i preferon të bardha, ose të kaltra, kravatat i ka gjithmonë italiane të firmës "Tod‘s", ndërkohë që të gjithë aksesorët e tjerë, përfshi edhe këpucët, rripin e mesit e orën i ka firmato. Me këtë pamje ka bërë për vete jo pak njerëz në Francë, por edhe në Evropë e ç‘është më interesante edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitave që ka bërë në këtë vend. Për sa u përket veshjeve, një filozof ka shkruar: "E keqja është më elegante se e mira. Në realitetin më tragjik dhe në imagjinatën e përgjithshme, "djallëzorja" mban gjithmonë veshur kostume të një elegance e bukurie të jashtëzakonshme, sikur me këtë dukje të donte të fshihte natyrën e pamëshirshme, pas shkëlqimit të rremë të veshjeve apo mënyrave të komunikimit". Për ta ilustruar këtë mjafton që të japim shembullin e Osama Bin Ladenit, armikut të famshëm të Perëndimit. Ai ka luajtur dhe luan gjithmonë me paraqitjen. Që kur ishte student në Angli, ishte gjithmonë shumë elegant. Vishte vetëm këmisha "Dior", të cilat i hidhte pas përdorimit të parë dhe gjezdiste me "Rolls Royce". I ndihmuar edhe nga një fizik elegant, edhe pas 11 shtatorit përdor gjithë forcën e pamjes së tij për të ndikuar te njerëzit. Fillimisht paraqitej me një veshje ushtarake, më pas ndryshoi në vitin 2004 dhe sa herë që shfaqet në video, mban veshjet tipike arabe, gjithmonë të bardha. Pamjet e tij të fundit janë shumë më paqësore, sikur Bin të donte të shndërrohej nga një figurë ushtarake, në një lider shpirtëror të të gjithë islamit. Është interesant edhe stili i mesazheve të tij në arabisht. Sipas një studiuesi, ai është një stil arkaik, thuajse neoklasik, që tenton të bëjë pjesë të mesazhit sa më shumë vargje kuranore, apo thënie të heronjve tradicionalë të islamit. Osama, duke u nisur që nga veshja e jashtme e deri te fjalët, kërkon të imponohet si shefi i ri i një superkombi arab, që i kalon domenet e shteteve myslimane. Në mesazhet e tij ai i injoron qeveritë, duke iu drejtuar njerëzve, popujve që përbëjnë shtetet dhe kombet, masave të mëdha dhe kryesisht të rinjve. Ai nxit luftën kundër fuqive sioniste kristiane. E të gjitha mesazhet i jep përmes veshjes së tij të bardhë e të gjatë, mjekrës që tashmë i është zbardhur edhe ajo. Edhe kjo bardhësi ka domethënien e saj, pasi Kurani kërkon veshje të pastra e modeste dhe Bin Laden kërkon që ta mishërojë sa më shumë atë për t‘ua shitur masave.
Një tjetër lider me veshje interesante është edhe Kryeministri spanjoll, Hoze Luis Rodriguez Zapatero. Në fushën e pamjes së jashtme është një novator i vërtetë, por nga ata që nuk bien shumë në sy. Reformat e tij politike kanë pasur një ndikimin të drejtpërdrejtë dhe konkret te spanjollët dhe një nga sukseset e tij është paraqitja e jashtme. Ai është zyrtar dhe sportiv në masën e duhur. Nga njëra anë është si të gjithë politikanët e tjerë me kostume të errët, këmisha të bardha e kravata të dukshme, veshje që të japin përshtypjen se janë të mira, por jo shumë të shtrenjta e luksoze. Një veshje që nga njëra anë kërkon që të përçojë dinjitetin e duhur të rangut, por pa teprime. Vetë Zapatero, më parë, ka pasur shumë probleme me stilin dhe ngjyrat. Ai mori kritika të mëdha kur së bashku me të shoqen u paraqitën në ceremoninë martesore të Princit të Spanjës me kostume të zeza, çka është tërësisht e patolerueshme për rastet e martesave. Por duke qenë nga natyra reformator dhe me dëshirën për të përmirësuar gjërat, Zapatero mendoi që si për veten e tij, ashtu edhe për anëtarët e tjerë të kabinetit të majtë, të krijonte, para zgjedhjeve, të ashtuquajturin "Libri i stilit", madje ky libër u shkrua nga numri 2 i partisë, Jose Blanko. Ai ishte një manual veshjesh e ngjyrash. Për shembull, në të rekomandohen ngjyrat e kostumeve për gratë dhe burrat e politikës dhe madje edhe llojet e bizhuve apo orëve të dorës që duhet të mbajnë zyrtarët e lartë të partisë. Pas botimit të këtij libri, këshillat e të cilit u morën pak a shumë parasysh nga politikanët, veshjet e socialistëve tani duken më uniforme dhe të pranueshme.