Banka e Shqipërisë hedh në treg 9.33 miliardë lekë
Autori i Lajmit: red.
Për tre muaj, Banka e Shqipërisë ka injektuar në treg 9.33 miliardë lekë, për të plotësuar nevojat e bankave dhe biznesit për para.
Gjatë katërmujorit të fundit të vitit 2008 duket se ka pasur më shumë nevojë për para në treg, sesa ndodheshin në qarkullim. Ndaj, dhe për të parandaluar forcimin e mëtejshem të monedhës vendase, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në mënyrë sistematike në treg për të blerë valutë dhe duke injektuar lekë.
Ndërhyrjet e BSH-së
Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 9.33 miliardë lekë në javë. Për të normalizuar sjelljen e bankave ndaj normave të interesit të ofruara për marrjen e likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, ndryshoi formën e ankandit të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim njëjavor në ankande me çmim fiks si dhe përdori marrëveshjet e anasjellta të riblerjes me maturim më të gjatë se një javë dhe instrumentet e përhershme. Konkretisht, u injektuan mesatarisht 3.2 miliardë lekë në tre raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim njëmujor dhe 3.25 miliardë lekë në dy raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim tremujor.
Bonot e Thesarit
Banka e Shqipërisë bleu me të drejta të plota bono thesari nga bankat e nivelit të dytë në nivelin 11 miliardë lekë (vlerë nominale). Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, për investimin e likuiditeteve të lira të krijuara në bazë ditore, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 2.78 miliardë lekë, në krahasim me 5.07 miliardë lekë në tremujorin e kaluar.
Standardet
Shtrëngohet kredia për bizneset
Bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë dhënë korporatave të mëdha, ashtu edhe standardet e aplikuara për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Bankat janë shprehur për dobësim të kërkesës për kredi, më e theksuar kjo për korporatat e mëdha se sa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Faktori kryesor që ka nxitur kërkesën e bizneseve për kredi është nevoja për financimin e inventarëve dhe të kapitalit qarkullues. Kushtet e kreditimit të aplikuara nga bankat si dhe situata makroekonomike kanë qenë faktorë që kanë ndikuar në ulje të kërkesës. “Bankat janë shprehur se shtrëngimi i standardeve për miratimin e kredive për bizneset do të vijojë gjatë gjysmës së parë të vitit”, - thuhet në vrojtim.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009