E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat: “Skemi nevojë për financime nga FMN”

Autori i Lajmit: red.
Qeveria shpërfill shqetësimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani për mungesën e likuiditetit gjatë këtij viti, si dhe këshillën e tij për të marrë financime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Zv.ministri i Financave, Shereferdin Shehu deklaroi sot se për momentin nuk është e nevojshme që të merren fonde nga institucionet financiare ndërkombëtare për të përballuar efektet e krizës ekonomike globale. “Që të bashkëpunojmë me FMN-në duhet të kesh marrëveshje e ne momentalisht nuk kemi marrëveshje me ta. Por kjo nuk do të thotë që nëse situata është e tillë që ne të kemi nevojë për mbështetje, të mos shkojmë e të bashkëpunojmë me FMN-në e BB-në. Kemi një program mbështetjeje paraprakisht nga BB që quhet huaja për “politikat e zhvillimit“ që është mbështetje buxhetore. Të shpresojmë që nuk do kemi nevojë”- theksoi Shehu. Përballë ndikimit në rritje të krizës botërore në ekonominë tonë, e reflektuar kjo te rënia e dërgesave nga emigrantët, ulja e eksporteve, rënia en kreditimit, rritja e papunësisë dhe rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit, qeveria vazhdon ta shikojë situatën me doza të larta optimizmi. Një qëndrim kejt tjetër ka mbajtur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe banka e shqipërisë. Një ditë më parë, guvernatori Fullani deklaroi në Parlament se gjatë vitit në vijim, mungesa e likuiditetit, cka do të thotë parave do të jetë edhe problemi më i madh, që do të kenë bizneset, qytetarët dhe rrjedhimisht edhe ekonomia. Kjo për shkak edhe të shtrëngimit të kredive nga bankat.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›