E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma po krijohet qëllimisht nga opozita

Autori i Lajmit: red.
Krizë për kartat e identitetit nuk ka dhe po të kishte, ajo është e shkaktuar nga socialistët. Ky është argumentimi që i bën maxhoranca që ndrimit të socialistëve, në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, deri në momentin e shpërndarjes së kartave falas. "Që llimi i tyre nuk ë shtë të pë rmirë sojë procesin e shpë rndarjes se kartave, por ë shtë diku tjetë r. Lidhet me bllokimin e Parlamentit, me krijimin e tensioneve ne vend në më nyrë artificiale pë r gjë ra që kanë marr zgjidhje",- tha Tritan Shehu. "Sa qesharake ishin dje kur thane se dhe një qytetar në qofte se do jetë ne nuk marrim pjesë në zgjedhje. Edi Rama mund ti thotë Erjon Velias të deklaroje se nuk kam kartë dhe panikun dhe situatë n qesharake të opozitë s nuk e marrim pë rsipë r ta zgjidhim ne",- tha Ferdinand Xhaferri. Sipas PD, kanë qënë deputet e selisë rozë ata që kanë bojkotuar mbledhjet e komisionit të monitorimit parazgjedhor, duke i mohuar institucioneve përgjegjëse dhë nien e informacionit realisht të saktë për ecurinë e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit. "Dje Parlamenti u bojkotua, ishte evidente, dolen deputetet nga Parlamenti, komisioni ka dy dite qe bojkotohet. Qellimi i tyre nuk eshte zgjidhja e problemeve ne qofte se ka ndonje problem por eshte bllokimi i aktivitetit", vijoi Tritan Shehu. Demokratët e quajnë zhurmën për dokumentet e votimit një tentativë për t iu shmangur komisionit hetimor parlamentar për kryebashkiakun e Tiranës. Komisioni prej 9 anëtarësh që do të hetojë lejet e dhëna nga Rama, do ngrihet brenda disa ditësh dhe do të ketë një mandat 3 javor.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›