“Disidentët në PD të bashkohen djathtas me ne”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Dashamir Shehi
Kryetari i LZHK-së si dhe një nga liderët e koalicionit “Poli i Lirisë”, Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje të gjithë disidentëve dhe të pakënaqurve të Partisë Demokratike t i bashkohen politikisht partisë së tij apo koalicionit, për të marrë pjesë në garën elektorale për deputetë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Deklarata e Shehit është bërë nëpërmjet një interviste ekskluzive për gazetën Ballkan , ku ka analizuar edhe debatin për kartat e identitetit, thirrjen e ndërkombëtarëve ndaj qeverisë shqiptare për standarde në zgjedhje, si dhe aderimin e liderit të partisë “Liri dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, dhe një nga iniciatorët e tij në koalicionin e polit të djathtë.
Si e gjykoni ju, zoti Shehi, debatin e fundit midis opozitës dhe mazhorancës mbi pajisjen me karta identiteti të shqiptarëve? Sa e mundshme është një shtyrje e zgjedhjeve, nëse nuk plotësohet kushti i pajisjes me letërnjoftime të qytetarëve? A ka tendenca për manipulim të zgjedhjeve nga mazhoranca?
Unë do të thosha se manipulimi apo mospranimi i zgjedhjeve është një variant hipotetik. Nuk do të më pëlqente ta besoja, sepse ditën që është zgjedhur kjo rrugë për të fituar zgjedhjet ose për t i humbur zgjedhjet nëpërmjet justifikimit, do të ishte rruga më banale dhe më e vështirë e më e ngatërruar për shqiptarët. Unë gjykoj që kartat mund të bëhen. Nëse do të ketë vullnet nga të dyja palët. Dhe kjo bëhet nëse i vihet letërnjoftimit një çmim qoftë edhe simbolik, 200 apo 300 lekë, mjafton që të mos jepen falas që të mos ofendohet pjesa që e pagoi. Është plotësisht e mundshme, justifikimi ekonomik bie poshtë në këtë rast, sepse me këtë çmim edhe ai më i varfri e ka për detyrim që të marrë një kartë, e cila u shërben jo vetëm zgjedhjeve por për gjithë jetën. Po të mobilizohen si shteti, si partitë politike, gjykoj që deri më 28 qershor këto bëhen. Sepse do të ishte shumë e rëndë në qoftë se një shtet i tërë shtyn zgjedhjet dhe krijon probleme për zgjedhjet vetëm për një element teknik siç janë letërnjoftimet. Kartat i kemi pritur prej shumë vitesh, është bërë një zhurmë kaq e madhe për kartat sikur po bëhet ndonjë hata. Karta është një lloj siç është patenta, si kartat e bankave (bankomatit). Vetëm në Shqipëri ka marrë këtë vlerë sublime se na garanton zgjedhjet ose na nxjerr jashtë shtetit. Kjo është një situatë fare qesharake saqë unë do të thosha se po ta duan vërtet e bëjnë. Në qoftë se e vonojnë? Sigurisht që pastaj, siç dyshoni ju, filloj të dyshoj edhe unë, dhe gjithë të tjerët, që mbrapa kësaj fshihet një motiv krejt tjetër sesa ai i realizimit teknik të këtij procesi, që mund të jetë i vonuar i vështirë, por jo se është i pamundur.
SHBA, ambasadori në Tiranë, Uidhers, si dhe Komisioni Evropian nëpërmjet zëdhënëses së komisionerit për zgjerim, Oli Rehn, kanë tërhequr vëmendjen e qeverisë mbi standardet demokratike të procesit dhe infrastrukturës për zgjedhjet e 28 Qershorit. Mos ndofta organizmat ndërkombëtarë ndiejnë një pasiguri në zhvillimin e procesit zgjedhor?
Sigurisht që ndërkombëtarët e kanë këtë, sepse precedentët që kemi në të kaluarën janë shumë negativë. Domethënë u bën që nga viti 1996 që ne zgjedhje të rregullta në Shqipëri nuk kemi. Duket absurde, por kanë qenë më të rregullta në vitet 1991-92 deri tek Referendumi i 1994-ës. Sepse nuk e kishim mësuar atëherë se çfarë është zanati i manipulimit të votës, një lloj zanati që, fatkeqësisht, e mësuam më shpejt se sa duhet. Rëndon në kujtesën e të gjithëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Zgjedhjet e fundit ishin pa dyshim më të turpshmet nga të gjitha palët politike. U bë një super Dushk i organizuar nga shteti, nga të gjithë, dhe ndërkombëtarët kanë dyshime se po fillojnë të keqadministrojnë një sistem që është krejt i ri. Dhe në fakt ky sistem i ri është shumë i koklavitur për Shqipërinë, i ngatërruar, koha do ta tregojë që nuk shkon shumë edhe në interes të demokracisë. Është pranuar nga ndërkombëtarët vetëm për funksionin që të jetë diçka krejt ndryshe dhe e re që të mos ketë mundësi të manipulohet në shkallën që janë manipuluar zgjedhjet deri më tani. Nga kjo pikëpamje kanë plotësisht të drejtë të shqetësohen për këtë çështje. Por njëkohësisht kanë edhe detyrimin që këtu të mos mbarojë më puna me thjesht një këshillim, siç ka ndodhur vazhdimisht, se Shqipëria bën një hap përpara. Nëse ky hap do të jetë një hap siç kemi bërë, për të mbushur distancën e Shqipërisë drejt Evropës, nga këtu deri në Bruksel? Duhen ku di unë sesa qindra hapa të tjerë dhe ne nuk kemi kohë më të presim. Duhet bërë hapi pak më i madh pak më i gjatë që t i afrohemi Brukselit, BE-së. Sugjerimet e ambasadorit amerikan Uidhers vlejnë më shumë në këtë situatë që gjendemi, për një mijë motive. Dhe mendoj se ata do të bëjnë presione të mjaftueshme që të gjithë ata aventurierët e vegjël, që përgatisin skema teknike sesi mund të manipulohen zgjedhjet dhe se si mund të përfitohet diçka, duhet ta ulin disi fantazinë e tyre. Nuk është e nevojshme ta bëjnë. Dy forcat e mëdha kanë bërë një ligj që i privilegjon që në princip. Nëse do të shkojmë përtej kësaj më pas, që të vjedhim votat apo t i manipulojmë, do të ishte qesharake fare. Institucioni i votës, do të thosha, përpara se të shkruhet në letër duhet të jetë në mendje të shqiptarëve, gjë që nuk e kemi realisht. Nëse ndryshonte në mënyrë definitive? Do të na duheshin shumë vite të tjera për ta ndërtuar këtë kulturë.
A keni pasur kontakte me deputetë të mazhorancës aktuale, një pjesë e të cilëve tremben se nuk do të bëjnë pjesë në listat e PD-së?
Që të jem i sinqertë, jo. Unë jam i bindur se gjithmonë brenda PD-së ka pasur një disidencë dhe do të ketë edhe në vazhdim. Pastaj se ku prehet disidenca me interesin domethënë dy muaj para zgjedhjeve?! Fillon ajo akrobacia, jam apo nuk jam. Po në qoftë se nuk jam ku do të shkoj? Kjo është një gjë që ndodh, dhe do të duhen edhe dy javë të tjera për ta pritur. Megjithatë, unë gjykoj se kjo lëvizje qëndron mbi disidencën e fshehur dhe të trembur, e cila del në minutën e fundit. Ai që ka kurajën për të dalë, kjo është politikë, ndihen me votë apo publikisht. Fatkeqësisht, ne prej shumë vitesh jemi munduar shpesh herë nga një lloj konspiracioni politik, në politikë kjo punë s ka vlerë, ajo është publike, bëhet në shesh. Kush ka burrëri për ta bërë është i mirëpritur të vijë këtu. Këta zotërinj, nëse kanë bindjen se është më i mirë Poli i Lirisë”, s ka çfarë i imponojnë elektoratit. Nëse këta presin se ku është rreshtimi brenda listës së PD-së, unë këtë e marr që.. Nuk është se Berisha është më i mençur se ta, sigurisht që brenda 45-ditëshit në 12 të natës do ta marrin vesh se e kanë emrin në listë apo jo. Unë u bëj thirrje atyre: “Kush ka dëshirë, kush do të bëjë protagonizmin e vet politik, kush ka dëshirën për t u investuar në një koalicion që sigurisht që është më djathtas, është i mirëpritur, pa asnjë lloj paragjykimi. Por “Poli i Lirisë” do të vendosë njerëzit e vet, ne nuk mund të presim pafundësisht se si do të jetë diagrama elektrorale e PD-së, do të ishte qesharake.
Si i gjykoni sondazhet e fundit, sa majtas dhe djathtas, a janë të besueshme dhe sa shprehin ato opinionin e vërtetë të shqiptarëve mbi zgjedhjet e ardhshme?
Sigurisht që përfaqësojnë një tendencë. Ne nuk jemi mësuar që t i marrim shumë në konsideratë, dhe për këtë arsye edhe deviacioni i rezultatit nga e vërteta është shumë më i madh sesa ai zyrtarisht dhe teknikisht. Për një mijë motive ne si shqiptarë shpeshherë nuk themi të vërtetën, edhe për hir të frikës se je në një pozicion pune. Është gjithnjë ideja se ai që të pyet e di se ku punon, kështu që kjo në vetvete i vë një kontigjent pasigurie asaj që i është marrë si përgjigje. Për partitë e alternativës si jona rezultati vjen duke u ngritur ose duke rënë gjatë muajve të fundit. Ndërsa partitë e mëdha e kanë më konstant, sepse kanë një makineri elektorale relativisht të stabilizuar që qëndron aty në mënyrë permanente për katër vjet. Të gjithë këta komponentë bëjnë që ato që janë rezultatet e projektuara deri më sot të mos kenë një koeficient gabimi 3% apo 5% sa është tani, por dyfishin e saj. Rezultati final mund të jetë krejt ndryshe. Së dyti, po ta shikojmë nga të gjitha sondazhet, rezulton një pjesë e shqiptarëve që shkon nga 18-20% të pavendosur se për kë do të votojnë, që është një përqindje shumë e madhe, e cila mund të përmbysë të gjitha rezultatet, pasi diferencat midis partive janë shumë më pak, sa gjysma e të pavendosurve. E treta, po ta shohim, do të përdorja një shprehje, sipas shitësit, ose si puna e lekut “i paguhet prurësit më të parë”, ku sondazhi që bën PD-ja nxjerr ata dhe sondazhi që bën PS-ja nxjerr të majtët. Më vjen keq që institucioni i sondazhit nuk ka besueshmëri në Shqipëri, pikërisht sepse trajtohet në këtë mënyrë. Unë u bëj thirrje shqiptarëve të mos dekurajohen nga rezultati i këtyre sondazheve, kemi dhe dy muaj e gjysmë kohë nga zgjedhjet, ato janë një instrument që do të fillojmë të edukohemi dalëngadalë, por ndofta pas një dekade tjetër që të arrijmë standardet e Evropës. Sondazhi në Perëndim është mënyra për të vërtetuar se zgjedhjet kanë qenë të rregullta, ndërsa në Shqipëri shejtanllëku ka bërë që ai të projektojë një opinion që ne jemi më të fortë dhe pala tjetër nuk është asgjë. Megjithatë, siç provuam ekonominë e tregut, siç provuam piramidat që mund të vësh lekë dhe t i humbasësh, siç provuam kioskat që mund t i ndërtosh dhe mund të t i shembin, do të provojmë edhe këtë si instrument i lirisë dhe demokracisë, por gjithnjë me çmimin e rëndë që paguajmë ne shqiptarët.
Çfarë po ndodh me kreun e partisë “Ligj dhe Drejtësi” a do t i bashkohet “Polit të Lirisë”?
Ngjela është i mirëpritur brenda koalicionit. Gjykoj se është një investim i politikës shqiptare në përgjithësi dhe i së djathtës në veçanti. Është një lloj monumenti antikonformizëm politik. Kjo është shprehur qoftë me vuajtjet në burg, qoftë me historinë politike brenda vendit. Është një vlerë e shtuar për polin, është një nga ideatorët dhe është i mirëpritur. Shpresojmë që të vijë t u bashkëngjitet kolegëve të vet politikë për ta çuar përpara këtë ide të re. Nëse vjen, do të japë një kontribut goxha të rëndësishëm dhe brenda koalicionit tonë. Kjo është në vendosjen e tij dhe zgjedhjet e tij. Këtu dera është e hapur. Por mund të vijnë edhe personazhe të tjera, disidentët e PD-së, të djathtë në përgjithësi, sindikatat, shoqatat, bota akademike dhe shkencore, dhe kjo është e reja jonë. Jo më kot ne mbërritëm në një rezultat që të zgjedhim që slogani ynë politik të jetë: “Ndryshimi real jemi ne”, pasi ne do të gjenerojmë politikë të re ndryshe. Se me këtë fjalë janë konsumuar si PD-ja dhe PS-ja, por këto parti ishin prej 18 vjetësh si klasë politike. Ku fillon ndryshimi ynë? Tek hapja si në rang partie dhe koalicioni, së shpejti do të hyjnë në koalicion Shoqata e ish- Pronarëve, ambientalistët që kanë ardhur tashmë, intelektualë etj. Poli i Lirisë është një çadër e madhe politike. Jemi të hapur për të tërë edhe për ata që nuk duan të marrin teser partie, se nuk është fort e këndshme, të kenë mundësi të bëjnë protagonizmin e vet politik të hyjnë në garë elektorale.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009