Kartat - Skema e re e kompensimit për të gjitha kategoritë
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria shqiptare ka bërë publike me detaje skemën më të re të rimbursimit të qytetarëve dhe kategoritë e reja që përfitojnë për pajisjen me letërnjoftime biometrike. Zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu shpjegoi nëpërmjet një daljeje publike vendimin e fundit të qeverisë, të ditës së mërkurë datë 15 prill 2009 “Për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë”. Duke bërë thirrje për një bashkëpunim të medias në bërjen publike të vendimit të qeverisë, Shehu deklaroi se “me vendimin e fundit të qeverisë është bërë një ndryshim thelbësor i mënyrës së kompensimit dhe nuk ka më hapësirë edhe për spekulime politike lidhur me mospajisjen e shtetasve me letërnjoftim si rezultat i paaftësisë paguese të qytetarëve”. Zv/ministri e cilësoi një krijim artificial pretendimin për ekzistencën e një “takse vote”, duke sqaruar se që në fillimin e projektit qeveria përcaktoi skemën e rimbursimit dhe taksa është një pagesë e pakthyeshme dhe e pakompensueshme. “Ndërkohë qeveria ka një skemë që pagesa është e kompensueshme për një pjesë të qytetarëve”, – ka theksuar zëvendësministri i Financave, i cili shpjegoi se kostoja e këtij vendimi sipas llogaritjeve paraprake është 5 milionë USD dhe do të mbulohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. “Në vendimin e Këshillit të Ministrave ne autorizojmë degët e thesarit që të bëjnë në mënyrë automatike avancimin e fondeve. Dhe nëse fondet janë të pamjaftueshme për institucionet që do të ofrojnë këtë shërbim janë të autorizuar të bëjnë menjëherë kërkesë për shtesë fondesh pranë Ministrisë së Financave”, – tha Shehu.
Kompensimi kategoritë monetare
Kompensimin e çmimit të letërnjoftimit për shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç ose që deri më 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeç, që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, si më poshtë vijon:
1 200 (një mijë e dyqind) lekë për të gjithë personat: Paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat e verbër dhe pjesëtarët e familjes, në ngarkim të tyre, kur nuk kanë të ardhura. Që vuajnë dënimin ose ndodhen në paraburgim. Anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian.
1 000 (dhjetë mijë) lekë për: të gjithë pensionistët, që kanë pension minimal, në qytet, dhe të gjithë pensionistët e fshatit; studentët e institucioneve të arsimit të lartë publik; çdo anëtar i familjeve, që trajtohen me ndihmë ekonomike; të gjithë shtetasit, që votojnë për herë të parë; ata që kanë lindur në periudhën 19.2.1989 – 28.6.1991, pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe sociale.
700 (shtatë mijë) lekë për personat: me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, në përputhje me pikën 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe anëtarët e familjes, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar, me përjashtim të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve dhe të të verbërve. Personat që përfitojnë pagesë papunësie.
400 (katërqind) lekë për të gjithë personat, që përfitojnë pension pleqërie mbi pensionin minimal në qytet, të plotë, të pjesshëm ose pension invaliditeti, si dhe personat në ngarkim të tyre, të cilët janë pa të ardhura. Në masën 200 (dyqind) lekë për punonjësit e institucioneve buxhetore me pagë mujore bruto jo më të madhe se 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë, si dhe personat në ngarkim të tyre pa të ardhura.
Mënyra e pagesës
Pagesa e kompensimit bëhet për aplikimet e kryera deri në 20 qershor 2009 apo për letërnjoftimet e marra deri më 28 qershor 2009. Për aplikimet e bëra pas 20 qershor 2009 kompensimi është i pavlefshëm dhe çdo pagesë e marrë për këtë qëllim është e paligjshme. Kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim e përfitojnë edhe shtetasit e kategorive të përcaktuara më sipër, të këtij vendimi dhe studentët, në institucionet e arsimit të lartë privat, të cilët kanë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit, por kanë aplikuar ose janë pajisur me letërnjoftim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
Vendi ku bëhet pagesa
Për pensionistët e përmendur të bëhet së bashku me pagesën e pensionit, duke filluar nga data 1 maj 2009, në zyrat e institucioneve ku paguhen pensionet.
Universiteti
Universitetet publike të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe t i pajisin me to të gjithë studentët, që nuk e kanë kryer aplikimin, kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Studentëve, që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin t ua japin kompensimin, në masën e përcaktuar pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.
Shkollat e mesme
Drejtoritë arsimore në rrethe të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe të pajisin me to nxënësit, votues për herë të parë, të shkollave të mesme publike, të përcaktuar në këtë vendim, kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Nxënësve, që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin t ua japin kompensimin, në masën e përcaktuar pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.
Të papunët
Zyrat e punës në rrethe të blejnë, paraprakisht, dhe t i pajisin me kuponë personat e përcaktuar të këtij vendimi, kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Personat, që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin, t ua japin kompensimin, në masën e përcaktuar të këtij vendimi, pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.
Të dënuarit me burgim
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të blejë dhe të pajisë me kuponë personat e përcaktuar në këtë vendimi.
Paraplegjikë-tretraplegjikë, dhe me ndihmë sociale
Bashkitë dhe komunat të blejnë, paraprakisht, kuponët dhe të pajisin me to të gjithë qytetarët e përcaktuar kundrejt pagesës së diferencës, ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës përkatëse të njohur të kompensimit. Personave që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin t ua japin kompensimin, në masën e njohur në muajin pasaardhës, pasi të kenë dorëzuar kopjen e formularit të aplikimit ose kopjen e letërnjoftimit të marrë.
Për bashkitë dhe komunat
Bashkitë e komunat të kryejnë pagesat vetëm për personat e përcaktuar, të cilët nuk janë studentë apo nxënës, në shkollat publike. Për evidentimin e personave të komunitetit rom dhe të komunitetit egjiptian, që nuk trajtohen me ndihmë ekonomike ngrihet, pranë çdo bashkie e komune, një komision verifikimi, i përbërë nga tre persona: një pjesëtar i administratës së ndihmës ekonomike të bashkisë/komunës përkatëse, një person i propozuar nga prefekti dhe një nga këshilli bashkiak/komunal përkatës. Komisioni fton, për evidentimin e personave të këtyre komuniteteve, edhe përfaqësues të vetë komuniteteve.
Blerja e kuponëve
Institucionet e mësipërme blejnë, paraprakisht, kuponët e aplikimit ose të bëjnë pagesën e kompensimit për përfituesit, me fondet buxhetore, të miratuara për këto institucione ose me të ardhurat e arkëtuara për llogari të tyre, në procesin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore. Institucionet respektive, në bazë të kopjeve të formularëve të aplikimit ose të kopjeve të letërnjoftimeve të përfituesve të kompensimit, kërkojnë në Ministrinë e Financave rimbursimin për pagesat e kryera, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim. Nëse përfituesit e kompensimit nuk paraqesin dokumentacionin që kërkohet deri më 20 qershor 2009, institucionet nuk do të rimbursohen për pagesat e bëra, por pagesat e bëra paradhënie për përfituesit u mbahen këtyre të fundit nga listëpagesa e përfitimeve përkatëse të muajit/ve pasardhës ose ata shpallen debitorë dhe vjelja e detyrimit bëhet, sipas procedurave për vjeljen e debitorëve.
Mungesa e fondeve
Në rast se institucionet përgjegjëse ose njësitë e qeverisjes vendore nuk disponojnë fonde për blerjen e kuponëve, në përputhje me këtë vendim, degët e thesarit lejojnë avancimin e fondeve të muajve pasardhës deri në plotësimin e shumës së kërkuar. Në rast se edhe kjo është e pamundur, institucionet përgjegjëse ose njësitë e qeverisjes vendore bëjnë kërkesë për shtesë fondesh, në Ministrinë e Financave.
Rimbursimi i institucioneve
Rimbursimi i institucioneve bëhet në fund të çdo muaji, sipas kësaj procedure: Istitucionet buxhetore dhe njësitë e qeverisjes vendore paraqesin, për bashkitë/komunat, përkatësisht në ministritë/institucionet qendrore, nga të cilat varen, dhe në Ministrinë e Brendshme listëpagesën e përfituesve të kompensimit të paguar për muajin përkatës, së bashku me fotokopjet e aplikimeve ose fotokopjet e letërnjoftimeve të përfituesve. Ministritë dhe institucionet qendrore verifikojnë listëpagesën dhe dokumentet bashkëlidhur dhe, kur i gjejnë të rregullta, i pranojnë dhe përgatisin një përmbledhëse të tyre, të cilën e paraqesin në Ministrinë e Financave, në formën e një kërkese për rimbursimin e fondeve të shpenzuara. Listëpagesat auditohen nga auditi i brendshëm i secilit institucion dhe arkivohen, për ruajtje dhe auditim të jashtëm, në ministritë dhe institucionet qendrore respektive. Ministria e Financave bën pranimin e përmbledhjes së listëpagesave dhe, kur i gjen të rregullta, bën çeljen e menjëhershme të fondeve, në favor të ministrive dhe institucioneve qendrore. Ministritë dhe institucionet qendrore bëjnë, më tej, rimbursimin për institucionet vartëse dhe njësitë e qeverisjes vendore, sipas procedurave për çeljen e fondeve buxhetore.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009