E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Rama-Berisha, LSI kundër

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim është kundër propozimit të Edi Ramës për të biseduar me Sali Berishën lidhur me krizën ekonomike dhe politike. Zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, pohoi dje se një bisedë e tij nuk ka asgjë të frytshme. Sipas tij, me Berishën nuk funksionojnë negociatat, por manifestimet dhe protestat. “Deklarata e sotme e Ramës për t u ulur përsëri me Berishën për të biseduar për çështjen e kartave të identitetit është vërtet shqetësuese, sepse ne mendojmë se nuk ka asnjë motiv për t u ulur dhe për të biseduar. Nga momenti që dhe zgjidhja është identifikuar dhe nga Partia Socialiste, shpërndarja falas e kartave të identitetit, dhe unë nuk kuptoj përse do të ulen bashkë, çfarë zgjidhje tjetër do të gjejnë përveç kësaj zgjidhjeje. Tani ka vetëm një rrugë, rruga e vendosmërisë dhe vetëm kjo rrugë do ta detyronte zotin Berisha të ndryshonte”, - tha Xhufi. Numri dy i LSI-së komentoi më tej dhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve duke pohuar se kjo shtyrje do t i shërbente vetëm mazhorancës dhe është në dëm të interesave të opozitës. “Ata që janë të interesuar ta shtyjnë janë sigurisht qeveria që është në pushtet, që nuk ka realizuar parakushtet për bërjen e zgjedhjeve dhe që, me sa duket, nuk ka ezauruar të gjitha hilet që po punon dhe tani për të manipuluar dhe kësaj radhe zgjedhjet”, - vijoi Xhufi. Megjithatë, ende nuk ka një vendim zyrtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nëse në rast protestash do t i bashkohen Partisë Socialiste apo jo.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›