E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sillet në pranga nga Greqia i dyshuari për vrasje

Autori i Lajmit: red.
Sillet në pranga i dyshuari për vrasje. Burime nga policia bëjnë të ditur se dje është ekstraduar Aleksandër Kondo, i dyshuar për vrasje. Ndalimi i tij është realizuar në Greqi pas renditjes së emrit të tij në listën e personave të shpallur në kërkim. Policia helene ka realizuar ndalimin për llogari të drejtësisë shqiptare dhe dje është realizuar ekstradimi i tij. Burime të Policisë së Fierit bënë të ditur dje se pas mbledhjes e përpunimit të disa informacioneve rreth këtij personi, u bë i mundur ndalimi i tij në banesën që ai kish marrë me qira në njërën prej lagjeve në Athinë të Greqisë. Ka qenë Interpol Tirana që ka bërë të mundur prangosjen e tij në kryeqytetin helen. Interpol Tirana, në bashkëpunim me kolegët grekë, bënë të mundur ndalimin e tij ndërkohë që e kanë ekstraduar për në Shqipëri dhe momentalisht ndodhet në Tiranë. Po këto burime pohojnë se Aleksandër Kondo, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, në vitin 1993, në lagjen “15 Tetori” të Fierit, Bashkim Hatinë.

Ky lajm është publikuar: 26/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›