E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA panik ne avionin me 135 pasagjere

Njeriu që po transportohet me barelë nuk është një pasagjer, por pikërisht piloti i fluturimit Xhet 191 i drejtuar nga Nju Jorku për në Las Vegas, me 135 pasagjerë në bord. Piloti i këtij avioni pësoi një krizë nervash, tregojnë pasagjerët, të cilët fillimisht janë përpjekur ta qetësojnë por më pas janë detyruar ta bllokojnë. Piloti Klejton Ozbon 49 vjec, I cili kishte 12 vjet që fluturonte me këtë linjë, ka dalë nga kabina e tij duke bërtitur: “Irak, Al Kaeda, terrorizëm, do të përplasemi të gjithë, duke thënë se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë”. Pasagjerët nuk janë frikësuar, kurse bashkë piloti i cili kishte parë gjendjen e tij të çuditshme, u mbyll në kabinën e pilotimit dhe bëri një ulje të detyruar në Teksas. Piloti i është dorëzuar FBI-së e cila e ka shoqëruar në spital ku do i nënshtrohet analizave mjekësore, ndërsa aviacioni civil ka nisur menjëherë hetimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›