E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise vendos këtë javë për politikën monetare

TIRANE- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë këtë javë mbledhjen e radhës, ku pritet të marrë vendimin lidhur mbi politikën monetare për muajin janar 2011.

Burime nga Banka e Shqipërisë thanë për ATSH-në, se aktualisht zhvillimet ekonomike në tregjet botërore dhe ekonominë shqiptare flasin për një përmirësim të tregueseve ekonomik, duke diktuar kështu mbajtje të pandryshuar të normës bazë të interesit, në nivelin 5 për qind.

Sipas BSH-së, në mbledhje do të diskutohet dhe do merren vendime për çështje që kanë të bëjnë me ecurinë e aktivitetit të fondit të pensionit suplementar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa do të diskutohet edhe analiza tremujore e zhvillimeve në sektorin bankar.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›