E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle e Sasha Obama pushime luksi në Spanjë, 60 dhoma hoteli për stafin

Obama feston ditëlindjen në Shtëpinë e Bardhë pa familjen

Michelle Obama ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në qytetin e preferuar të gjithë botës, Marbella. E vendosur në brigjet meridionale spanjolle, qyteti do të mirëpresë zonjën e parë amerikane dhe vajzën e vogël, Sasha. Ato do të qëndrojnë në hotelin më prestigjioz të rivierës, “Ritz Carlton”. Për të dhe Sashën do të ketë një suitë me maxhordom privat, ndërsa pjesa tjetër e shoqëruesve të tyre do të qëndrojnë në 60 dhoma. Disa në këtë hotel dhe të tjerë në hotelet pranë. Zonja e parë u prit me kënaqësi nga mijëra spanjollë, por policia vendëse ishte dukshëm në tension për të ruajtur sigurinë e saj. Sipas të përditshmes spanjolle, “El Mundo”, lajmi i qëndrimit të Michelle Obamës në Marbella do të përhapet nga 8.010 organe shtypi. Fotografë e telekamerat qëndrojnë prej ditësh në vendet më të mira rreth hotelit. Ndërsa Presidenti Barak Obama do ta festojë 49-vjetorin e tij të mërkurën pa familjen, por CNN ka mësuar se do të ketë një festë në Shtëpinë e Bardhë me miqtë më të ngushtë dhe familjen të dielën për të. Dy burime nga Shtëpia e Bardhë konfirmuan për CNN në anonimitet, për shkak se detajet duhej të mbaheshin sekrete, se “Presidenti po feston ditëlindjen e tij pa familjen, sepse zonja e parë, Michelle Obama, sapo ka mbërritur në Spanjë për një mini pushim të programuar me vajzën e vogël të çiftit, Sasha, ndërsa vajza e madhe, Malia, është një kamp veror. Por Obama nuk ishte vetëm për ditëlindje. Presidenti, pas një dreke me senatorët demokratë në Shtëpinë e Bardhë, shkoi pasdite në çikago. Ndihmësit e tij thanë se ai dëshiron të kalojë një mbrëmje të qetë me miqtë e tij të afërt në shtëpinë e vjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›