Rusi-Britani, debat të ashpër për pavarësinë e Kosovës
Diskutimet mbi Kosovën kanë ndezur debat të zjarrtë në Këshillin e Sigurimit të martën vonë, ku përfaqësuesit e Britanisë dhe Rusisë debatuan ashpër për mbrojtjen e “aleatëve” respektivë në këtë çështje.
Fërkimet nisën që kur Rusia, kryesuese e radhës së Këshillit të Sigurimit dhe organizatore e takimit të jashtëzakonshëm të së martës për Kosovën, nuk donte të lejonte hyrjen në sallë në Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni. Por pas diskutimeve të SHBA, Britanisë e Francës ai arrti të hyjë në sallë dhe të flasë, por jo si Ministër i Jashtëm i Kosovës. Hyseni tha me qetësi, duke kërkuar njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës nga vendet anëtare të OKB-së, se “Objektivi përfundimtar i Kosovës është të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”. Gjatë seancës Britania ka paralajmëruar Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës, do të nxiste konfrontime me vendet që e kanë njohur Prishtinën. Përfaqësuesi britanik në OKB, Filip Parham, tha se pas opinionit të GJND-së ka ardhur koha t’u jepet fund debateve rreth pavarësisë së Kosovës. “Nuk mund të ketë kthim në negociata për statusin e Kosovës apo kufijtë ekzistues të saj. çdo përpjekje për të shkuar në këtë rrugë, do ta fuste Serbinë në konfrontim me ato (shtete) që e kanë njohur Kosovën”, tha Parham. Ambasadori i Rusisë, Vitali çurkin, u është kundërpërgjigjur ashpër këtyre deklaratave. “Ne dëgjuam diçka që u duk si kërcënim me konfrontim nga vendet që e kanë njohur Kosovën. Ne nuk e dimë nëse një delegacion mund të flasë në emër të këtyre vendeve. Ne shpresojmë se shumica e tyre do të kenë qëndrim të përmbajtur”, tha çurkin. “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kufijtë e saj janë të pacenueshëm”, ka pasuar përfaqësuesja amerikane, Rozmari Di Karlo. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i kërkoi formalisht Këshillit të Sigurimit që të miratojë një rezolutë të re, që do të pasqyrojë realitetin e krijuar me pavarësinë e Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i tha Këshillit të Sigurimit se Beogradi në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë shkëputjen e asaj që e konsideron krahinë jugore.