Rihapen diskutimet, Berluskoni në shtrat me 3 vajza njëherësh
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka ndarë shtratin në rezidencën e tij zyrtare me tri vajza “shoqëruese” njëkohësisht, u deklarua dje. “Shoqëruesja” Maria Teresa De Nicolo pretendon se ka qenë në një nga mbrëmjet e organizuara nga Kryeministri 73- vjeçar, Berluskoni. Deklarata e saj u bë përpara se Berluskoni të takohej me Kryeministrin britanik, Davis Kameron, në një drekë pune dje, raportoi “The Sun”. Lajmi i ka lënë të shtangur shoqëruesit dhe ndihmësit e tij. De Nicolo, 38-vjeçe, tha se ishte ftuar në Pallatin “Grazioli” të Berluskonit, rezidenca e tij në Romë, gjatë verës së kaluar nga një biznesmen, i cili po përballet tani në Itali me akuza korrupsioni. Ajo tha se ishte në një festë me 15 vajza dhe shtoi “Unë kalova disa orë me dy vajza nga Roma dhe Berluskonin”. Ajo deklaroi se mëngjesin e ardhshëm miliarderi i mediave i kishte dhuruar asaj bizhuteri. Një skandal për festat e Berluskonit shpërtheu gjatë viti të kaluar, por deklarata e freskët e De Nicolo-s po kërcënon ringjalljen e debatit për të.