E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja tek "Dogana", pranga bashkepunetorit

Tirane- Uniformat blu kane vene ne pranga dje, nje 28-vjecar te dyshuar si bashkepunetor ne vrasjen e ndodhur tre dite me pare, ne afersi te Doganes se Tiranes. Isa Lusha, banor ne Paskuqan, dyshohet te jete bashkepunetor i Bashkim Qefalise, i shpallur ne kerkim si autori i krimit. Sipas policise se kryeqytetit, 28-vjecari dyshohet se ka ndihmuar dhe transportuar autorin e dyshuar te krimit, shtetasin Bashkim Qefalia, me qellim per t'iu fshehur forcave te policise. Ngjarja per te cilen akuzohet 28-vjecari, ka ndodhur tre dite me pare, ku pas nje grindje te castit u qellua per vdekje me arme zjarri 25-vjecari Artan Allushi, si dhe u plagosen shtetasit Kujtim dhe Nertil Allushi, respektivisht 50 dhe 22-vjec. Sipas hetimeve ngjarja dyshohet te kete ndodhur per nje vajze, e cila prej disa kohesh ngacmohej nga i dyshuari si autor. Viktima dhe dy te demtuarit, kishin shkuar per te sqaruar situaten, nderkohe qe jane sulmuar nga Qefalia. Per kete te fundit, policia ka vene shumen prej 500.000 lekesh shperblim, per cdo informacion te vlefshem qe do te coje ne kapjen e autorit te dyshuar te kesaj ngjarje, Bashkim Qefalia.

Masa/ Gjykata e Elbasanit, ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per Armand Llakaj dhe Arben Jacen


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›