Banka u grabit me pistolete cakmak
TIRANË - Dy persona te maskuar kane perdorur nje pistolete loder, per te grabitur 2500 euro ne nje banke ne kryeqytet. Policia ka mbledhur te gjithe provat ne vendin e ngjarjes dhe permes kamerave te sigurise, ka zbardhur se dy grabitesit nuk kane pasur arme zjarri ne kohen e grabitjes. Te dyshuarit kane perdorur nje pistolete cakmak loder, per te terrorizuar punonjesit e bankes dhe nen kercenimin e saj, iu kane marre gjithe parate qe kishin ne arke. Uniformat blu nuk kane mundur ende te zbulojne identitetin e grabitesve. Fakti i vjedhjes se kryer me pistolete cakmak, eshte pohuar zyrtarisht dje nga Policia e Tiranes. Burime zyrtare nga ky institucion bene te ditur se ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje cakmak ne formen e nje pistolete, ku dyshohet se ka sherbyer si mjet per realizimin e vjedhjes se shumes prej me shume se 2500 eurosh. Burimet zyrtare nga uniformat blu te kryeqytetit thane se, ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:20, te dites se djeshme, ne rrugen "Vangjel Noti", prane kompleksit te banimit "Gintash", ne Laprake. Kane qene persona te paidentifikuar, qe kane vjedhur me dhune nje filial te nje prej bankave ne vendin tone.
A. Cena
A. Cena