E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet, vrasje mafioze ose me pagese

Artan Cena

TIRANË - Vrasje mafioze, eshte cilesuar ekzekutimi i djeshem ne Tirane. Nga ana tjeter misteri ka mbuluar vrasjen e Flutura dhe Elton Deliut, te ndodhur mesditen e djeshme. Dhe pse eshte ngritur nje grup i madh hetimor, me eksperte te shumte te Policise se Tiranes dhe Drejtorise se Pergjithshme, qe kane mbledhur deshmi, por nuk kane mundur te zbulojne emrat e personave te dyshuar. Burime nga policia thane gjate mbremjes se djeshme se, jane duke hetuar ne shume pista, pa specifikuar ndonjeren, por deklaruan se dy jane pistat me te mundshme, larje hesapesh dhe hakmarrje.

Burime nga uniformat blu thane se, personat qe kane qelluar ndaj dy personave, dyshohet se jane vrases me pagese dhe profesioniste ne punen qe bejne. Ata kane qene te pajisur me nga nje pistolete "TT", me nga shtate plumba dhe gati te gjithe, i kane leshuar ne drejtim te Flutura dhe Elton Deliut. 11 plumba ka marre 32-vjecari nderkohe qe vetem nje plumb i ka marre jeten gruas 52 vjece. Dy ekzekutoret jane larguar me shpejtesi nga pallati, pasi asnje njeri nuk u ka pare fytyrat apo te kete dyshuar tek ndonjeri qe ndodhej ne shkallet e pallatit shumekatesh.

Burimet thane se, Elton Delia ishte nje person me precedent te rende kriminal dhe vrasja e dyfishte mendohet te kete ndodhur per larje hesapesh, qe eshte dhe pista qe po hetohet ne menyre intensive. Por Deliu eshte i njohur dhe me pare per policine. Ne vitin 2005, ndaj tij ishte organizuar nje atentat, por kishte shpetuar. Dy persona qe me pas u arrestuan nga nje operacion i forcave speciale RENEA, kane qelluar me arme qe te vrisnin Elton Deliun, pas prishjes se pazareve te shitjes se lendeve narkotike. Dyshimet jane se, 32-vjecari i ekzekutuar nje dite me pare ishte i perfshire ne disa aktivitete te ndryshme, te zeza. Pikerisht ne aktivitetin e nendheshem qe kishte Elton Deliu, eshte duke u hetuar ne menyre intensive nga policia. Burime nga kjo e fundit thane se, jane verifikuar te gjitha levizjet qe ka bere 32-vjecari Deliu, gjate diteve te fundit apo personat me te cilet eshte takuar, apo ka kontaktuar ne telefon. Gjithashtu jane verifikuar dhe lidhjet e vjetra te tij, apo ndonje hesap te pa mbyllur dhe te hershem.

Kreret e policise

Ne vendin e ngjarjes, ku u qelluan per vdekje nene e bir, kane mberritur kreret me te larte te policise se kryeqytetit, por dhe asaj te shtetit. I pranishem qe nga minuta e pare, Gjergj Jorgo, zv. drejtori i Policise se Tiranes. Nderkohe qe pak me vone, ka mberritur dhe Agron Kulici, zv. drejtori i Policise se Shtetit, per Krimet e Renda.

Arrestimi i Deliut me 4 kg perzieres heroine

Elton Deliu ishte arrestuar dhe me pare. Ai se bashku me nje tjeter, u arrestuan ne vitin 2006, si dhe sekuestroi 4 kg e 250 grame perzieres heroine. Nga Komisariati numer 3, ishin vene ne pranga Elton Deliu dhe 23-vjecari Fatjon Kucaj. Sipas te njejtave burime mesohet se lajmerimi per kapjen e ketyre personave kishte ardhur ne polici, nga nje taksist i cili kishte dalluar nje pistolete ne automjetin me te cilin udhetonin dy te arrestuarit. Policia ishte nisur menjehere ne vendngjarje, ne afersi te bulevardit "Zogu i Pare". Blute kane shoqeruar dy te dyshuarit ne rajon, pasi njeri prej tyre, pikerisht Deliu, kishte nje pistolete pa leje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›