Trafiku drejt Greqise, i arrestuari, ish-polic
Fier - I arrestuari i dy diteve me pare per trafik droge, Aleksander Kapaj, ka qene efektiv policie. Kapaj se bashku me Perparim Llanaj, jane arrestuar per trafik droge me Greqine. Mesohet se Kapaj ka qene ish-polic, por ka disa vjet qe eshte larguar nga uniformat blu pasi e ka zene reforma. Nderkaq qe, per Llanajn policia pohon se, nuk ka informacione ne lidhje me punesimin e tij, apo aktivitetin qe ka kryer. Ndalimi i dy personave, ka te beje me sekuestrimin e sasise prej 5 kg heroine qe u kap disa kohe me pare, ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes, kur Arben Durajt po tentonte ta kalonte per ne token helene. Keto burime saktesuan se pasi ishte kapur sasia e heroines, qeset i ishin nenshtruar nje ekspertize te hollesishme ne Laboratorin e Kriminalistikes ne Tirane cka nxori me pas se disa prej shenjave te gishterinjve te gjetura ne pako, i perkisnin dy te arrestuare te dy diteve me pare, pohuan burimet te policise. Nga ana tjeter burimet pohuan se, dy te arrestuarit nuk njiheshin si trafikante droge por njerez qe merreshin me pune te ndryshme per te rregulluar te ardhurat e tyre familjare. Burimet policore pohuan faktin se, Kapaj dhe Llanaj, qe u prangosen nje nate me pare, jane pjese e nje grupi te gjere trafikantesh lendesh narkotike pasi pothuajse i gjithe grupi eshte mbajtur nen mbikeqyrje te rrepte me mjete te specializuar, metoda keto qe perdoren nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Xh. Beharaj