E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon ne gjykate dosja e mashtrimit

TIRANË - Kater persona te akuzuar per mashtrim kane perfunduar ne gjykate. Prokuroria e Tiranes ka regjistruar dje, per shqyrtim ceshtjen penale ndaj kater personave qe akuzohen per mashtrim me kredite, bene te ditur te shtunen burime zyrtare te kesaj Gjykate se Tiranes. Te pandehur ne kete ceshtje jane, Rexhep Zhegu, Agim Xhika, Agim Karamuca dhe Edmond Gjilani, te cilet akuzohen se kane terhequr me dhjetera kredi bankare nga disa banka ne Tirane, duke perdorur dokumente te falsifikuara. Tre nga te akuzuarit jane arrestuar pak kohe me pare nga Policia e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit nderkohe, qe nje tjeter eshte ne kerkim, ndaj dhe do te procedohet ne mungese. Te pandehurit jane hetuar per disa muaj nga Prokuroria e Tiranes, e cila ne perfundim te procedimit pretendon se ka siguruar prova te mjaftueshme, qe provojne akuzat e ngritura ndaj tyre ne procesin gjyqesor, qe do te nise ne Gjykaten e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›