Prokuroret: Ligji, duam mbrojtje
Shoqata e Prokuroreve u ben thirrje partive politike, qe votuan me konsensus nje dite me pare ligjin per Prokurorine, qe te rishikojne nenin per mbrojtjen e ligjshme te prokurorit. Shoqata e riformuloi nenin 34, dhe kerkoi nga partite qe marreveshjet e tyre te mos cenojne pavaresine e drejtesise. Keshtu, vetem nje dite pasi Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi me konsensus ligjin per Prokurorine dhe e dergoi per miratim ne Kuvend, reagon Shoqata Kombetare e Prokuroreve te Republikes se Shqiperise. Ne nje njoftim per shtyp, Shoqata kerkoi rishikimin e disa neneve qe nuk garantojne mbrojtjen me ligj te prokurorit dhe kerkoi nga partite qe e votuan ne Komisionin e Ligjeve ta marrin parasysh sugjerimin e tyre. "Ne mendojme se marreveshjet e partive politike, nuk duhet te prekin pavaresine e organeve te drejtesise. Per kete arsye, meqenese ligji nuk ka kaluar ende ne seance parlamentare per votim, ne i kerkojme partive politike parlamentare, deputeteve te Parlamentit shqiptar, qe te marrin parasysh edhe keto sugjerime", thuhet ne kete deklarate. Shoqata u shpreh dje se per hartimin e projektligjit te ri, prokuroret kane dhene verejtjet dhe sugjerimet e tyre, qe u jane bere prezent ne rruge zyrtare anetareve te komisionit te ngritur per kete qellim, perfshire edhe e misionin EURALIUS dhe OBDAT. Duke mos perjashtuar se projektligji ka permiresim ne shume nene te tij, Shoqata shpreh rezerva per disa nene, qe cenojne pavaresine e drejtesise. "Ne jemi per rishikimin e nenit 36 te ligjit aktual. Ky nen tashme eshte pranuar nga te gjithe, qe nuk perben imunitet per prokuroret, per t'u hetuar e gjykuar per cdo veper penale qe ata mund te kryejne, me procedure ligjore si te gjithe shtetasit e tjere. Po keshtu ne mendojme se neni 27 i ketij projektligji i cili ndryshon nenin 56 te ligjit aktual, rrit aksesin e ekzekutivit per te kontrolluar nepermjet ministrit te Drejtesise, punen e prokuroreve". Keto dy nene megjithese te kundershtuara nga prokuroret, Komisioni i Ligjeve nuk i mori ne konsiderate. Shoqata sugjeroi dje qe te rishikohen nenet e kundershtuara. pasi "duhet te garantohet me ligj, te pakten mbrojtja e prokuroreve, ne ushtrimin e funksioneve". A.G
Ndryshimi
"Kunder mases disiplinore shkarkim nga detyra, prokurori mund te beje ankim ne Gjykaten e Larte. Kur Gjykata cmon se shkarkimi nga detyra eshte i pabazuar ne ligj, ajo vendos kthimin e prokurorit ne detyren qe ka ushtruar me pare".
Kundershtimet dhe propozimet e ligjit
1. Ne jemi per rishikimin e nenit 36 te ligjit aktual. Ky nen tashme eshte pranuar nga te gjithe, qe nuk perben imunitet per Prokuroret, per t'u hetuar e gjykuar per cdo veper penale qe ata mund te kryejne, por per te mbrojtur prokuroret gjate ushtrimit te funksioneve te tyre, nga veprimet arbitrare dhe te paligjshme qe mund ti ndodhin.
2. Po keshtu ne mendojme se (neni 27 i ketij projektligji i cili ndryshon nenin 56 te ligjit aktual, rrit aksesin e ekzekutivit per te kontrolluar nepermjet ministrit te Drejtesise punen e prokuroreve, per te raportuar ne Parlament rezultatet e ketij kontrolli dhe me e rendesishmja i jep te drejten ti rekomandoje Prokurorit te Pergjithshem marrjen e masave disiplinore per prokuroret, deri ne shkarkim te tyre nga detyra.
3. Neni 17 i projektligjit ndryshon dhe riformulon nenin 34 te ligjit aktual si me poshte :
"Kunder mases disiplinore" shkarkim nga detyra prokurori mund te beje ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, ndersa prokurori prane kesaj Gjykate ne Gjykaten e Apelit me te afert. Kur Gjykata cmon se shkarkimi nga detyra eshte i pabazuar ne ligj, ajo vendos t'i jape prokurorit, nese eshte e nevojshme nje shperblim te drejte".
Arsyet e kundershtimit te ketij formulimi
a. Ky ndryshim bie ndesh me neni 44 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, e cila i jep te drejte cdo shtetasi qe te rehabilitohet ne perputhje me ligjin, nese eshte demtuar nga nje vendim,apo veprim i paligjshem i organeve te shtetit.
Riformulimi i nenit 34:
Kunder mases disiplinore shkarkim nga detyra, prokurori mund te beje ankim ne Gjykaten e Larte. Kur Gjykata cmon se shkarkimi nga detyra eshte i pabazuar ne ligj, ajo vendos kthimin e Prokurorit ne detyren qe ka ushtruar me pare".