Vjedhjet, policia arreston tete te dyshuar
TIRANË - Tete persona, te dyshuar per vepren penale te "vjedhjes", u arrestuan ne kushtet e flagrances, gjate dites se djeshme nga sherbimet e Policise te Tiranes. Burime zyrtare te Policise se Qarkut te Tiranes, bene te ditur dje se, "gjate dites se djeshme u arrestuan Shaban Miftari, 38 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Paskuqan, Erlis Nikolli, 18 vjec, lindur ne Lezhe dhe banues ne Tirane, Sh. M. 16 vjec, lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane, te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin dyshohen te kene kryer disa vjedhje ne Tirane, nderkohe qe u la ne gjendje te lire 45 vjecari B.L. lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane". Po gjate dites se djeshme u arrestuan ne kushtet e flagrances Mondi Suken, 30 vjec, lindur ne Diber dhe banues ne Paskuqan, Dardan Hazizi, 21 vjec, lindur ne Milot dhe banues ne Tirane dhe Dorian Idrizi, 20 vjec. Arrestimi i tyre u be rreth ores 21.00 te mbremjes se dites se premte, ne rrugen e "Dibres", prane Medresese, teksa tentonin te vidhnin mallin qe transportonin dy kineze. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan mallrat e vjedhura si dhe automjeti tip "Golf", me targe LA 1760 A, me te cilin dyshohet se kane levizur autoret, nderkohe qe materialet i kaluan Prokurorise se Tiranes per hetime te metejshme. Gjithashtu, po dje u arrestua edhe 22-vjecari Viktor Vezi, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, i shpallur ne kerkim per vepren penale te "vjedhjes".
A. Cena
A. Cena