E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, Meta jo paktit PD-PS

Nje kembim te turpshem me Kodin Zgjedhor e ka cilesuar kreu i LSI-se Ilir Meta ne takimin me mbeshtetes te partise se tij ne Kavaje, miratimin e ligjit te Prokurorise. "Projektligji i Berishes per Prokurorine, i kontestuar nga vete Prokuroria dhe Shoqata e Prokuroreve nuk eshte gje tjeter, por nje kembim i turpshem per miratimin nga ana e Berishes te Kodit Zgjedhor, pa permiresuar standardet e administrimit", ka qene deklarata e djeshme e Metes ne Kryevidh te Kavajes, teksa kishte shkuar per te bashkebiseduar per bujqesine dhe turizmin. Sipas tij "Pas 21 Prillit, nates se erret te ndryshimeve Kushtetuese, institucionet ne vend jane gjithmone edhe me te pasigurta, sepse eshte rrezuar themeli i shtetit shqiptar". Sipas kreut te LSI-se, PS-ja dha konsensus per ligjin qe LSI-ja mos merrte anetarin e saj ne komision, gjate zgjedhjeve te 2009-es. Nderkohe qe anetari i keshillit drejtues kombetar te LSI, Nasip Naco ne nje konference per mediat, ka denoncuar disa shtesa dhe shfuqizime qe parashikohen ne projektligjin "per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin e Prokurorise. Sipas tij, ky "reformim i institucionit te organit te akuzes" po vjen ne nje kohe kur ky organ, po heton dhe ka derguar per gjykim disa procedime penale, per funksionare te larte publik si ajo e "Gerdecit" e rruges Durres -Kukes, e "Fazllic" te zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha. "Ne kete projektligj edhe pse paraqiten rreth 34 nene, te cilat na "shiten" si reformim i ketij institucioni, ne disa prej tyre verejme se ato, cenojne rende punen dhe pavaresine e tij. Ështe shfuqizuar neni 36 i ndryshuar, per mbrojtjen nga procesi penal te prokuroreve", tha Naco.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›