E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fati i renegatit

Ne nje tregim te shkrimtarit tone te dashur Teodor Keko nje personazh qahej se nuk kishte fat. Nje miku i tij i shpjegon se kur e ndryshon fytyren shume shpesh fati edhe kur deshiron te vije nuk e di se ke te kerkoje dhe ku ta kerkoje. Pra duke mos e njohur me fati largohet. Nuk e di pse mu kujtua ky personazh pikerisht keto dite kur vihet ne loje fati dhe reputacioni i disa personazheve politike.

Politika shqiptare keto 20 vite eshte takuar shpesh me individe te cilet e kane konceptuar demokracine si levizje e lire e drejtimeve dhe bindjeve politike. Ne fakt ashtu eshte. Cdokush ne demokraci eshte krejt i lire te ndryshoje qofte bindje qofte perkatesi politike. Problemi qendron nese keto ndryshime kane nje bosht apo jane balone pa drejtim e qellim. Ne levizjet kaotike sa i besueshem je dhe sa bindes behesh per elektoratin Kjo inkoherence e brendshme dhe e jashtme cfare shkakton tek elektorati Ke te kerkoje dhe ku ta kerkoje Njekohesisht ekziston rreziku qe te shnderrohet apo te cilesohet nje renegat.

Fati i renegatit historikisht ka qene i zi. Ndryshimi i shpeshte i renegatit sjell domosdoshmerisht mosbesim tek bashkudhetari qe kthehet me pas kundershtar politik. Ne nje moment tjeter ky kundershtar kthehet ne nje pro politik dhe perseri ne nje jo politik e keshtu me radhe derisa keto levizje behen frenetike. Ne te gjithe keto ndryshesa nuk mundet te kete me kredo politike por perdorim politik te ndersjelle. Do te te marre nje force politike apo thjesht per te te perdorur politikisht ndersa renegati ruan egon politike per te qene ende i pranishem pasi pozicionin politik e ka te veshtire ta ruaje si pasoje e ndryshimeve dhe keqperdorimeve te shumta. Mbas perdorimesh te shpeshta te partnereve dhe padroneve fillon dhe bie vlera duke perfunduar ne njeperdorimsh. Jo se ka ndonje te keqe njeperdorimshi pasi eshte koncept komercial modern por gjithsesi flitet per mallra pa cilesi dhe qe nuk i rezistojne kohes.

Une nuk kaloj kurre ne te majteNgjela. Kundershtari dhe rivali i Edi Rames eshte sot bashkepunetor me te duke ndjekur politika edhe me agresive se vete kreu i majte. Ky ndoshta eshte njeriu te cilit i shkon me se shumti koncepti i renegatit pas ndryshimesh pafund krahesh politike. Zogaj ka mbi vete fenomenin e renegatizmit e keshtu me radhe. Ne keto 20 vite demokraci liria per te ndryshuar dhe renegatizmi liria per te nderruar bindjet per interes per disa individe nuk ka nenkuptuar ndonje ndryshim thelbesor ideor veprimi a qendrimi fjalori a koncepti. Nuk e kuptojne apo nuk duan te kuptojne se ajo qe ben diferencen midis lirise dhe renegatizmit eshte pikerisht reputacioni dhe besueshmeria. Qe te ruash nje reputacion te mire dhe te kesh besueshmeri volitet koherenca. Koherenca eshte diametralisht e kundert me inkoherencen. Problemi eshte qe inkoherenca te mos shnderrohet ne renegatizem ndryshime per interesa te ngushte. Atehere si tia bejme Renegatizem inkoherence jane shume te peraferta sa sot nuk i dallon dot dhe ceshte me e keqja po shnderrohen ne fenomene tw shpeshta.

Sot jemi ne epoken e inkoherences. Politikanet inkoherente jane ne pushtet prej mijera vjetesh. Menyra me e thjeshte per te kritikuar dike eshte te vezhgosh inkoherencat e tij. Ne Amerike Obama eshte kritikuar per nje politike inkoherente. Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne fushaten elektorale qe e coi ne Shtepine e Bardhe u prononcua si armik i vrasjeve politike sot nuk prononcohet si i tille kuptohet ketu lufta kunder terrorizmit. Kete e kane treguar anketat e New York Times e Washington Post. Njekohesisht gjate fushates elektorale Obama kritikoi Aktin Patriot nje ligj sipas se cilit cdo i dyshuar mund te mbahej nen arrest madje edhe te torturohet. Presidenti aktual ende sot nuk e ka abroguar kete ligj. Pikerisht kundershtaret me te flakte te reformes shendetesore te Obames qe kuptonte ndihmen e shtetit ndaj personave te pamundur per te paguar ishin ata qe dolen kunder abortit dhe eutanazise. Ne qofte se ti mendon se individi nuk ka nevoje per nderhyrjen e shtetit per te perballur problemet shendetesore atehere eshte e panevojshme te nderhyje shteti ne zgjedhjet kruciale per jeten personale sic eshte vazhdimi apo nderprerja e saj. Kjo eshte nje politike inkoherente edhe e kundershtareve te Obames.

Italia konsiderohet eksperte per politika inkoherente. Politikanet italiane po e kritikojne njeri-tjetrin pikerisht per inkoherence. Berluskoni reagon per inkoherence te ish-kryetarit te parlamentit Gianfranco Fini i cili eshte largua nga koalicioni qeverises duke e vene ate ne veshtiresi serioze. Ka nje inkoherence shume te madhe te ketyre njerezve te cilet u transformuan duke kaluar nga ligji anti-emigracion i quajtur Fini-Bosi tek vota kunder koalicionit pro se majtes. Ky ligj eshte ultra i djathte por keta njerez per interesa personale kthehen me te majten. Me sa duket politika po shkon drejt nje thenie te Kosiges ish-presidenti i Italise i cili shprehej se ka tradhtira te detyrueshme madje edhe morale. PO sigurisht kur morali eshte i dyfishte dhe i trefishte.

Meqenese jemi ne ditet e Priftit dhe te besueshmerise se figurave politike kthehemi ne kohe per te pare thenie dhe kundertheniet e tij. Kur Fatos Nano e largoi nga detyra ish-drejtorin e KESH-it Dritan Prifti ky i fundit derdhi nje lum akuzash te tipit Nano koka e mafies. Ai donte te pastronte 2 miliarde dollare. Ne periudhen e tij si minister e takon Nanon dhe me pas del me deklarata normale zgjedhja e tij president. Eumlshte politike inatcore inkoherente apo shantazhiste Le te bejme diferencat dhe te shohim pikat e perbashketa.

Ne mars te 2010-s duke u ndodhur perpara heqjes si minister Prifti ben nje pergjim qe del ne drite mbas 10 muajsh. Eumlshte politike inatcore apo inkoherente Po eshte politike inatcore per sa kohe reagon pas nje largimi nga detyra. Eumlshte politike inkoherente Po pasi nuk mundet te kete dy qendrime te ndryshme ne kohe te ndryshme. Nuk po marr rastin e kasetes pasi ajo tashme eshte ne duart e drejtesise. Dua te merrem me nje deklarate te z. Priftit per nje blerje energjie nga ana e Metes prej 10 milione dollaresh perpara 10 vitesh kur z. Prifti ishte drejtor i KESH-it.

Z. Prifti ka dy qendrime inkoherente per te njejtin veprim. Perpara 10 viteve nuk e denoncon per ta denoncuar sot. Ky fakt na ngre shume pyetje. Ka ndodhur apo nuk ka ndodhur Perse nuk e denoncoi 10 vjet me pare Jo vetem qe nuk e denoncon por edhe bashkepunon me ate qe ka 12 vjet qe abuzon kercenon e mashtron Prifti per Meten. Ose ka bashkepunuar 12 vjet me nje mashtrues duke u kthyer ne nje bashkefajtor per sa kohe nuk e ka denoncuar ose per 12 vjet ka ndjekur politiken e shantazhit. Kur ta besoj Zotin Prifti sot qe denoncon apo perpara 10 vjetesh kur nuk ndermori asnje hap Te mos hyjme edhe diskutime te tjera ku ai qe eshte ne dijeni te nje veprim te paligjshem duhet ta denoncoje ne te kundert behet bashkefajtor. Ligjerisht moskallezimi eshte i denueshem.

Z. Prifti ka inkoherence qendrimi ne kohe te ndryshme perballe figurave te ndryshme. Sapo degjuam deklaraten e Prifti ku z. Rama paska ndryshuar duke u shnderruar ne njeri te mire e serioz pas 10 viteve. Z. Meta kthehet i keq ndersa Rama i mire. Kemi rokade figurash ridimensionim vlerash apo inkoherence qendrimi

Per sa kohe e ka mbajtur kaq gjate pa e denoncuar te le te mendosh dhe te dyshosh qe jemi perpara nje politike shantazhuese. Koha e zgjedhur per denoncim te hapur eshte shume pak perpara zgjedhjeve lokale. Kemi nje proces zgjedhor te lene pezull. Nuk ka as fushate dhe as kandidat te shpallur. Hapen shume paranteza dhe hipoteza. Por mbi te gjitha hap shume dyshime dhe ngre shume pikepyetje figura e renegatit qe me se shumti vetengrihet mbi inkoherenca. Qe z. Prifti ndjek nje politike shantazhiste kjo u duk ne deklaraten pas zgjedhjeve te 2009-s Vertet jemi 4 mandate por jane 4 mandate te arta - qe perkthehet me diplomaci vareni prej nesh. Cfare floriri prodhojne keto mandate Prodhojne pushtet

Sado e drejte te jete kauza krijohen mosbesueshmeri qe ia ulin vlerat edhe kauzes me te drejte sic eshte antikorrupsioni. Korrupsioni dhe shantazhi jo rralle here kane ecur paralelisht. Shpesh individe ne emer te korrupsionit e shnderrojne kete lufte ne favor te interesave te tyre per te arritur interesat e pushtetit politik apo ekonomik. Lufta ndaj korrupsionit kthehet ne flamur te shantazhuesit. Ky keqperdorim duhet ndalur duke i denuar po aq fort te dyja fenomenet si korrupsionin ashtu edhe shantazhin te cilat shpesh ngerthehen fort pa e kuptuar se ku fillon njera dhe ku mbaron tjetra. E rendesishme eshte qe te dyja jane te denueshme si juridikisht ashtu dhe moralisht. Askush nuk del fitues apo humbes.

Aktualisht jemi ne nje fushate teper serioze te BE-se per luften kunder korrupsionit ne te gjithe rajonin e Ballkanit duke e pare ate si nje nga parakushtet per anetaresim ne klubin e elites te te gjithe ketyre vendeve. Kjo fushate sigurisht i ka dhene efektet e veta pozitive. Eumlshte arrestuar ish-kryeministri i Kroacise Ivo Sanader. Ka dhene doreheqjen ish-kryeministri i Malit te Zi Gjukanovic pasi prej kohesh akuzohet per kontrabanden e duhanit. Ne Serbi Maqedoni kemi nje sere arrestimesh ndaj disa funksionareve te korruptuar. Ajo qe sot nuk mund te behet eshte pikerisht keqperdorimi i luftes ndaj korrupsionit per ta kthyer ne shantazh.

Sot me zhvillimin dhe perhapjen e rrjeteve te ndryshme ne internet Facebook Twitter etj. imazhi eshte lehtesisht i cenueshem duke deformuar fakte figura dhe duke na dhene imazhe te rreme. Prandaj edhe jurisprudenca nuk i pranon faktet qe derivojne nga videot fotot pasi jane te manipulueshme per te na dhene nje realitet te rreme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›