Përtej vidiologjisë!
Bota e sotme në plan global u trondit kur Juliene Assange përmes rrjetit të tij të internetit publikoi gjëra të shkruara, por pa thëna me zë të lartë dhe hapur për të gjithë. Emetoi të vërteta të mirëfillta ndërsa opinioni dhe audienca, madje edhe ajo e kancelarive, zyrtarisht të tjera informacione kishte për shumë çështje të diplomacisë ndërkombëtare marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe, për kërkime shkencore hapësinore apo për hedhje bombash në hapësirat gjeopolitike ku luftohej terrorizmi! Së fundi do të mësojmë se kush janë ata 40-të pasunar që kanë fshehur paratë në Zvicër!
Por se bazuar në të drejtën e informimit dhe hapësirat që lejon legjislacioni amerikan me tolerancën e tij ndaj lirisë apo me mos konsiderimin e mundësive për rrjedhje të informacionit, e gjithë kjo sot ka fare pak rëndësi! Njerëzimi zbuloi se në shoqërinë e sotme të demokracisë dhe lirisë e vërteta paskërkish qenë e ambalazhuar, sepse të tjera gjëra thuheshin dhe të tjera gjëra ishin vendosur. Shkurt, kishte një performancë të dukshme që besohej edhe kur skepticizmi të nxiste të shikoje më një optikë tjetër atë që thuhej, por se ja në prapaskenë lëvizen gjymtyrët e kukullave dhe flitet me intonacione sipas dramacitetit nga të tjerë aktorë. Bota globale e civilizuar e pranoi këtë realitet të ri me vetëdijen e kontrollit, me kurajën civile të korrigjimit, me përgjegjësinë e ribërjes në emër të vlerave. Por ja që edhe në këtë "ngushticën tonë lokale" efekti që realizon kapërcimi i fasadës dhe njohja me atë që ndodh në zyrat e shtetit, bujti jo rastësisht kur u shfaq një video ku bisedonin dy njerëz që kishin qëlluar, njëri zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe një tjetër ministër i Tregtisë dhe Ekonomisë. Brenda javës e gjithë shoqëria shqiptare ajo civile dhe ajo partiake, institucionet shtetërore dhe ato mediatike u gjendën në një vorbull si pa e kuptuar duke u troshitur dhe të gjitha vlerat dhe pseudo të tilla u derdhën në "lumin e videos"!
Vidiologjia solli në "gojë të hapura dhe mendje të mbyllura" lloj-lloj zhargonesh, aludime dhe nëmje, rikthime pas në sistemin e djeshëm, rrezikun e bllokmenëve, a thua se Shqipëria nuk është vend demokratik por postdiktatorial. Flitet për larva që po shtohen si rasat i gjeneratave të reja në një bunker që quhet Bllok, dhe që të lënë të kuptosh se rreziku i rikthimit të komunizmit në pushtet është iminent! Nuk e di se ku ushqehen këto lloj arsyetimesh, po a mendojnë ata që i thonë dhe ata që me zell prej "Zhvejku" i përsërisin duke shtuar dhe pathos nga vetja, se Shqipëria është vend anëtarë i NATO-s dhe një status i tillë nuk është për vendet komuniste ose postkomuniste që nuk janë demokratike. Ish-zv/kryeministri si të jetë punonjës i ndonjë qendre sanitare për spërkatjen e insekticideve antropogjenë, flet për çimkën e vogël, pastaj për çimkën e madhe që sipas tij janë gjallëruar sepse u liberalizua regjimi i vizave. Dhe pas tij një "ish-mjaftistë" shkon më tej dhe thotë se: Partia Socialiste është partia e çimkave dhe spiunëve sepse kryetari i saj është "kryeçimkë"! Po a e kupton ku person i një gjenerate të re, se në shoqërinë demokratike dhe të lirisë, një nga ndryshimet themelore është ndërtimi i individit si institucion dhe si i tillë ai ka moral personal dhe jo moral kolektiv apo partiako-kolektiv?! Nëse nuk e kupton është fatkeqësia e tij, nëse e kupton dhe vijon me ndëshkime apo nëmie kolektive edhe kjo është e këqija e tij. Nëse e para mëshirohet sipas principit, aq di dhe aq thotë, alternativa e dytë refuzohet nga ndërgjegjja demokratike por edhe nga një logjikë e thjeshtë formale. Po ia shpjegoj. Kur ish-ministri Dritan Prifti u akuzua në lidhje me një pasuri personale që ishte ngritur në pak kohë dhe në mënyrë të pamotivuar, nuk ishte e drejtë dhe nuk mund të jetë që, akuzat të kolektivizoheshin dhe të binin mbi të gjithë partinë politike, ku ai bënte pjesë. Edhe një argument tjetër. Ish-zv/kryeministri dha dorëheqjen dhe u shpreh se "e bëjë këtë akt në emër të moralit të partisë politike që drejtojë"! Me marifet apo nga sikleti, në panik apo me djallëzi, ai tha një gjë që nuk mund të pranohet në sensin logjik. Ai e kupton se ka ikur koha kur partia dhe udhëheqësi i saj ishin një dhe të pandarë, dhe kur "thonim partia nënkuptonim udhëheqësin, dhe kur thoshim udhëheqësi nënkuptonim partinë"!
Nëse një çështje personale, institucionale, civile qytetare apo edhe nën-hetim apo gjyqësore, është e lidhur me një emër të përveçëm, ky person publik apo anonim qoftë; shkon dhe e zgjidh në çdo instance juridike në mënyrë individuale. Dhe në fund të të gjithë procesit po individualisht del i larë apo i ndotur, rezulton me imazh të ri-rregulluar apo me damkosje të një turpërim publik të kryer po nga ai vetë; por edhe me heqje lirie të cilin do ta bëjë po vetë dhe jo me gjithë partinë e tij, nëse është kryetar i një partie.
Në Britaninë e Madhe vetëm këta muajt e fundit pati dy raste, një për abuzim fondesh në fushatën elektorale që shpuri në humbje mandati dhe posti shtetëror dhe, një abuzim më të rëndë të një anëtari të dhomës së Lordëve që u dënua më 18 muaj burg, asnjëri prej tyre nuk e përzjeu problemin personal me forcën politike përkatëse ku ata kishin aderuar duke mbajtur edhe poste apo detyra të larta. Edhe shoqëria civile apo mediat si dhe kundërshtarët politik nuk u qorrollepsën të lëshonin akuza kolektive apo njollosje gjithë-përfshirëse për partinë politike të njërit apo tjetrit. Kështu që, edhe ish-zv/kryeministri ynë, besoj për kaq vite që është në jetën politike dhe shtetërore, do ta ketë mësuar se në sistemin e demokracisë pluraliste me "Shtet ligjor të të Drejtave të Njeriut", nuk ka më kuptim të flitet për akuza kolektive, për ndëshkim kolektiv, apo për falje kolektive. Ai si çdo qytetar është i barabartë përpara ligjit, ose si thuhet në jurisprudencën e disa vendeve europiane,"ligji është i njëjtë për të gjithë"!
* * *
Por ç'ka ndodhur realisht që, vidiologjia e përzierë me fantazi të shthurur, me protagonizëm "shpëtimtarësh" e "orakujsh" që e dinë se si do të shkojnë punët tash e tutje, sepse me demek ata kanë informacione të rezervuara nga shërbimet inteligjente këtej dhe andej oqeanit, të gjitha këto kanë krijuar atmosferën se "ndërkombëtarët" do të bëjnë qelizëm tek ky "plisi" ynë i korruptuar! Një gjë është fakt, shoqëria shqiptare po zien. Polarizimi i tmerrshëm ekonomik, rritja e çmimeve në këtë fillim viti që po i zbrazë "xhepat" e njerëzve sa hap e mbyll sytë, kontraston me jetën hedonike të shtetarëve që duken hapur si nxënës të Aristipit, themeluesit të shkollës filozofike të hedonizmit që mëtonte se; kënaqësitë vijnë nga shqisat! Madje kur sheh se si gruaja e qeveritarit del në një televizion kombëtar dhe mburret se sa pasuri qindra milionëshe euro ka dhe, se sa banesa vila dhe apartamente posedon, se kur shkon tek njëra dhe kur frekuenton tjetrin, në përshtatje me motin, me humorin apo dëshirën për t'u relaksuar. E gjithë kjo mënyrë komunikimi me bashkëqytetarët krijon ftohje, neveri, dhe tek ata që nuk përmbahen sepse iu ka shkuar thika në kockë" lëshojnë edhe mallkime! Gjithsesi, vidiologjia nuk injorohet kërkund në botë. Madje ato imazhe apo të dhëna zanore që përftohen nga mbledhja e provave për një përgjim të ligjshëm, analizohen me skrupulozitet shkencor, për vërtetësinë, për teksin e shpallur dhe kodet e fshehta që përdoren për të realizuar devijime të qëllimshme zanore, apo lloj-lloj marifetesh të tjera çoroditëse.
Para pak ditësh në SHBA u dha një porosi administrative e tipit antropologjik-përgjues-informues në mënyrë që të mos rrjedh më informacion në mënyrë të paligjshme. Konkretisht nëse vihet re që një person është i zymtë, tejet i mërzitur, apo shumë i gëzuar, pra në një gjendje shpirtërore jo normale, të informohet. Askush nuk u ankua atje se ky është spiunim. Në Zvicër kur sheh një person të dyshimtë apo që bën veprime të çuditshme, është mirë të lajmërosh policinë dhe kështu ndodh me çdo qytetar korrekt dhe të vëmendshëm. Edhe tek ne, kanë ndodhur ndryshime të tilla. Në vitin 2005 kur në pushtet erdhi Partia Demokratike, u hartua një sistem i bazuar në ligj për denoncimin e korrupsionit, abuzimit, apo të informalitetit. Madje u vu edhe një numër telefoni në dispozicion, ku thirrjen e parë inauguruese e priti ne receptor personalisht kryeministri. Të gjithë kemi pranuar që, kur marrim një shërbim celulari duhet të lëmë adresën dhe një fotokopjo të pasaportës. I tërë informacioni ynë elektronik është i kontrollueshëm, dhe askush nga ne nuk ankohet për spiunë apo spiunim, për çimka apo pleshta!
Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidatë për në BE dhe iu lanë 12 detyra, mes të cilave shëndoshja e institucioneve, ndërtimi i një demokracia funksionale, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, garantimi i të drejtave të njeriut e në veçanti çështja e pronave! Ish-zv/kryeministri ynë sigurisht që i ka lexuar këto pika dhe mbase ka pasur kohë të reflektojë për to, duke i bërë një pyetje vetes, "ç'farë nuk kam bërë unë mirë dhe ç'farë duhet të ndryshojë për të ndihmuar në postin politik dhe atë institucional qeveritar që mbaj (mbante) që gjendja të ndryshojë pozitivisht"? As një prononcim të tillë nuk dëgjuam prej gojës së tij. Në fund të vitit morëm vesh se biznesi i vari në qafë apo i vuri në gjoks, një dekoratë si "miku i madh i biznesit"! Dhe fill ndoca ditë më vonë u shfaq vidio e tij. Si antropolog social e kam parë aq herë sa është dhënë dhe kam vënë re këto detaje. Nga sytë nuk sheh mirë sepse e mban larg telefonin celular për të dalluar numrat apo germat. Nxjerr një bllok të cilit i referohet për të dhënat. I drejtohet ish/ministrit me një fjalor banal por edhe pa as një lloj koherence. Në lidhje me ndërhyrjen për Gimin apo Bekimin, nuk ka të folur zyrtar, por thuhet, "shif ç'farë do të bësh, ndërhy, bëje", etj. Nëse atje shkohej që të zbatohej një vendim gjykate, do të duhej të dëgjonim "Miku im, jemi shok dhe kolegë por mbi ligjin nuk dalim dot ndaj të lutem zbato vendimet e gjykatave". Por këtë formulim mund t'ia dërgonte dhe me e-mail, ose me SMS; jo për gjë po me që edhe kohën e kish me krëk ish-zv/kryeministri ynë që do të fluturonte për jashtë shtetit! E nëse kjo punë po zvarritej, mund t'i tërhiqte vërejtjen në mbledhjen e qeverisë ati që e kishte nga partia e tij, por edhe të tjerëve. Në pikën e rendit të ditës,"të ndryshme" si nëmuri dy i qeverisë, mund ta ngrinte si shqetësim në parim duke tërhequr vëmendjen e të gjithë anëtarëve të kabinetit. Më ka bërë përshtypje se si një (ish) zv/kryeministër merr në telefon një businessman dhe i raporton se në ç'zyrë ndodhet, se bisedova me ministrin, na foli ministrit, se ajo punë do të rregullohet. Në planin civil kjo është një dobësi që ul kredencialet e një qeveritari. Pas bisedës me ministrin, ish-zv/kryeministri ynë mund të ngarkonte dikë në administratën e ulët te tij për t'i dhënë një përgjigje të interesuarit. Ja po e pyes "ishin-tonë", të më thotë se cili homolog i tij, slloven apo kroat, suedez apo estonez do të sillej ashtu si ai me postin dhe dinjitetin institucional. Ky qëndrim e ka shpjegimin. Kur "kapitali i madh" fillon të bashkëpunojë me shtetarët dhe vendim-marrësit politik; krijohet një kartelë interesash. Politika fillon të ndajë interesa ekonomike financiare dhe monetare me agjentët e tregut. Dhe ndodh që ekzekutivi dhe ofiqarët e tij, nga "servant pubic" shëndrohen në "servant of market"! Tregu merr peng politikën dhe fjalët për qytetarët dhe hallet e tyre janë thjesht tym. Nga mëngjesi deri në darkë, ne qeveritarët mendojmë se si do të rregullojmë bizneset e nëndheshme me ortakët e tregut, ndaj që të mos i harrojmë detyrimet dhe për të mos lënë gjurmë, mbajmë blloqe shënimesh me vete dhe i hapim zyrë më zyrë, ku lëmë urdhra dhe porosi. Po i them ish/zvkryeministrit dhe shpurës së tij vajtuese që, e ndjen se edhe atyre do t'u preket thela dhe mund t'iu humbi pela, se kur demokracia vihet në shërbim të kapitalit të madh dhe jo të qytetarit, atëherë është instaluar një "demokraci autoritariste" dhe jo demokracia funksionale për qytetarët! Dhe ky realitet është prezent sepse kurba e demokracisë tek ne ka kaluar nga "demokraci e brishtë" në një "sistem hibritë". Ky përfundim i faktorit ndërkombëtar përmes institucioneve të specializuara, nuk ka lidhje as me spiunët apo me spiunimin, por ka lidhje me atë që pamë në vidion ç'mitizuese. Ky Wikileaks i "mejhanes tonë ballkanike" nuk mund të rrugëtojë andej nga ka qejf ish-zv/kryeministri ynë.
Si ish edhe ministër i ekonomisë, ish-zv/kryeministri do të duhej të aplikonte atë që u realizua në një vend të BE-s që e drejton atë këtë 6 mujor. Atje brenda dy muajve të gjithë subjektet e biznesit do të duhej të deklaronin virgjërinë e parasë në të gjitha transaksionet dhe asetet ndryshe ju merrej (shumëve ju morën sepse nuk treguan dokumente të besueshme) 50 % mga vlera 20% TVSH dhe 10% gjobë. Dhe kështu informaliteti që ka pllakosur ekonominë tonë, dhe që pa iu dridhur syri kërkon të heq zgjyrën e parave të pista dhe krimit jo për pak, por për 10 miliard euro informale-kriminale. Ndërsa politika ku bën pjesë dhe ish-zv/kryeministri ynë (ai deklaron unë jam politikan megjithëse nuk ka as një libër apo artikull të botuar për politikën apo në politologji) është gati ta bëjë. Ja përse ç'ka tregon ajo video është shumë pak, ndërsa vidiologjia është vetëm fillimi. Kjo tentativë e kundërshtuar edhe nga FMN-ja, bëhet jo për të zhvilluar ekonominë e vendit në këto kushte deflacioni, por që me një gurë të vriten dy zogjtë. Të hidhet pak karburant tek makina ekonomike me motor të fikur, dhe njëherësh të legalizohen me amnesty edhe paratë e politikanëve që ua kanë dhënë për t'ua "ruajtur" e qarkulluar, shoferëve, ish-kapterëve, apo ishave të tjerë. Ishte po ish-zv/kryeministri ynë që kur në emisionin "Opinion" u pyet për orën e dorës me vlerë 2000 euro, u përgjigj se "nuk e dinte sepse ia kishte blerë dhe dhuruar shoferi!
* * *
"Besoj tek drejtësia" shprehet ish-zv/kryeministri ynë. Ka kuptuar se regjistrimi si vet-regjistrim është i ligjshëm, por se mendon se me një zvarritje proceduriale të tipit "as mish as peshk" do ta kalojë lumin pa lagur, si edhe bëri kolegu i tij në çështjen e Gërdecit ku vdiqën 26 veta! Apo si manovroi një tjetër koleg i tij për akuzën e ardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me abuzimet në rrugën Durrës-Kukës- Morinë. Ndoshta mendon ende se nderet me emërime (herë-herë skandaloze) në përfaqësitë tona diplomatike, do ta gjejë "vegjen" për t'ia hedhur edhe kësaj radhe.
Të besosh tek drejtësia do të thotë të respektosh pavarësinë dhe paanësinë e saj, t'i vihesh asaj në shërbim duke treguar të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe as gjë tjetër për veç të vërtetës! Tek e fundit, do të thotë të pranosh verdiktin e saj dhe të zbatosh vendimet. Por ja që ish-zv/kryeministri ynë disa vite më parë "u puth" me opozitën e asaj kohe në Parlament duke bashkuar votat vetëm për të rrëzuar Prokurorin e Përgjithshëm zotin Arben Rakipi, i cili me kurajë civile dhe profesionale e shpuri dosjen e korrupsionit tek "Tempulli i Demokracisë" për ta dërguar më tej në pikën finale me vlerësim gjyqësor atë që u quajt "katarsis". Kur Gjykata Kushtetuese e konsideroi me vendim si të padrejtë shkarkimin dhe urdhëroi kthimin në postin dhe vendin e punës që ai kishte pasur, ky ish-zv/kryeministri ynë nuk tha;"të respektojmë vendimin e gjykatës"! Dhe tash së fundi kur e njëjta gjykatë u shpreh kundër marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë për ujërat detare, ky "kasnec" i politikës që sa ishte ulur në kolltukën e MPJ të cilën vite më parë e kishte braktisur, duke e lënë PS gjashtë muaj me zv/ministra, nuk nguroi të mbronte paktin që i falte fqinjit jugor 312 km katrorë ujëra detare, duk e sfiduar kështu vendimin e gjykatës që përcakton vlerëshmërinë e drejtësisë bazuar në Kushtetutë dhe ligj!
Dëgjohen zëra të ngjirur por edhe "guximtarë", se kjo është e ulët, nuk mund t'ia bëjë shoku shokut, se akoma do të mbetemi tek spiunimet etj etj! Ka vetëm një përgjigje. Në mbretërinë e vesit nuk ka moral. Dhe ish/ministrin denacues e solli në jetën politike dhe e promovoi pikërisht ish-zv/kryeministri ynë! Në punët e shtetit nuk ka shokë dhe miq sepse shteti nuk është "Republika e Shokëve"! Ata që vjedhin mendojnë se me që të gjithë grabisin kjo është e moralshme dhe me që unë marrë më pak se tjetri, jam më i ndershëm se ai! Pastaj gënjehet pa skrupull ndaj dëshiroj t'u them moralin e gënjeshtrës! Gënjeshtra është e keqe jo se thjesht do që t'i zërë vendin të vërtetës, por se duke dashur të pranohet si e vërtetë prodhon gënjeshtra të tjera!
Dhe kështu politikanët e ndotur me korrupsion futen në këtë vorbull dhe nuk dalin dot më! Parellinjtë e sotëm shqiptar është mirë të shohin disa foto të tyre të viteve 90-të, se si visheshin dhe ku jetonin, dhe të bëjnë një krahasim ku ndodhen sot, dhe po nuk përtuan dhe gjetën pak kohë të llogarisin, sigurisht me makinë llogaritëse, sepse përmendësh nuk e bëjnë dot, një bilanc sa të ardhura legale kanë dhe sa fitime, dmth debit kreditin si edhe ndodh në SHBA dhe në BE. Le të bëjnë diferencën dhe mandej të na tregojnë nga dalon gjithë këto fitime miliona euro. Pasi u arrestua ish/kryeministri kroat Sanader, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Zoti Guido Vestervele doli në konferencë shtypi dhe deklaroi "Kroacia është gati të hyjë në BE sepse ka sistem drejtësie të pavarur"! Edhe për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante të Ballkanit, është e njëjta gjë. Kur nga të gjitha krahët partiak do të shkojnë në bankën e të akuzuarve dhe do të ndëshkohen me heqje lirie dhe sekuestrim të pasurive të paligjshme, ata që e kanë kryer këtë vepër penale, vendi ynë do të japi prova se është gati të marri statusin kandidatë dhe, të vijojë më tej në hapat e tjerë institucional të integrimit! Duhen ftohur kokat dhe duhet dalë nga avujt e pijes shpaguese. Si i tha Diogjeni Aleksandrit në botën e shpirtërave "…Meqenëse këtu nuk mbin shpendra( ishte një bimë lëngun e të cilës u'a jepnin të çmendurve, të pishë të paktën nga ujët e Letës, lumi në botën e të vdekurve, shpirti që pinte ujë në të, humbte kujtesën dhe harronte jetën mbi tokë)"! Pra të pinë nga ky ujë "kusarët" e pasurive kombëtare dhe pronave publike që të harrojnë se dikur ishin "ishat" e politikës shqiptare. Atdheu ynë i dashur nuk është prona e qeveritarëve dhe sejmenëve të tyre! Dy herë në historinë kombëtare e kemi dëgjuar shprehjen "gangsterë" ndaj politikanëve shqiptar një herë nga Daladie, kryeministri francez në prag të luftës së dytë botërore, dhe një herë në vitin 1997 nga një gazetë britanike! Ku kemi mbërritur kështu nga "çeta e profetëve "të Pjetër Bogdanit tek, çeta e kusarëve! Vidiologjia antropologjike është vetëdija dhe memoria civile dhe popullore. Ajo sheh çdo ditë, ajo ndjenë çdo çast, ajo duron me dhimbje porse kur kupton se është e gënjyer dhe e shpërdoruar e prish marrëveshjen e besimit dhe lyp shpagim civil dhe qytetarë! Kjo është vidiologjia që nuk fshihet dhe nuk blihet! Shoqëria jonë duhet të bëhet gati për ndryshime të thella politike, civile dhe ligjore! Ndërsa ish-zv/kryeministrit tonë do t'i këshilloja që tani që ka më shumë kohë të lexojë tri gjëra". "Kuvendime në Botën e të Vdekurëve" nga Lukiani, ku Zeusi dhe Hermesi në ankand po shisnin si skllevër filozofët, por se blerësit e tyre kuptuan se sa e mirë është shoqëria me mendim dhe vlera! Të lexojë nga Franc Kafka ( me që e ka edhe ekonomist nga profesioni pra koleg zanati) tregimin,"Zonja Jozefinë, këngëtarja dhe populli i minjve"! Është një tregim që tregon se njerëzit jo që nuk dinë të këndojnë si Jozefina por edhe vesh "sagllam" që ta dëgjojnë nuk kanë. Pra duhet të heshtin dhe mos bëjnë zë. Lexo po deshe edhe poezinë e Ismail Kadaresë, "Ikja e Moisi Golemit" ku mëtohet se, ka veprime politike që nuk sjellin thjesht ndryshime rrethanore dhe kohë-shkurtër por devijojnë historinë kombëtare! Dhe poezia mbyllet me thënien sëmbuese:"Veç ndërgjegjes sate prapa s'të ndjek kush" Gjeneral Moisi gjeneral Moi-Zi!