C130H, flasin 6 djemtë e Gribës që ishin tek avioni

02/04/2005 Vazhdon më se 16 orë operacioni kërkim shpëtimit
Gjenden trupat e 9 ushtarakëve amerikanë
Gramsh - Dhjetëra forca policore dhe ushtarake, të ndihmuar nga banorë të zonës, kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës së djeshme kërkimet për gjetjen e trupave të ushtarëve amerikanë, që ndodheshin në avionin e rrëzuar, të enjten në mbrëmje, në vendin e quajtur Guri i Drezës, pranë fshatit Rovje, rreth 40 km larg qytetit të Gramshit. Më e vështirë ka qenë gjetja e pesë prej nëntë trupave, ndërsa katër prej tyre u gjetën që në orët e para të ditës së djeshme.
Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, pas rreth tri orë kërkimesh, 4 trupat pa jetë u gjetën në vendin ku është rrëzuar avioni ushtarak amerikan MC 130 H. Ndërkohë, në operacionin e kërkim-shëptimit, dje në mëngjes janë bashkuar edhe forcat e batalionit special të ushtrisë shqiptare, forcat ajrore dhe ato të policisë ushtarake.
Disa orë më vonë, si dhe pas mëse 16 orë kërkimesh, u gjetën edhe trupat e pajetë të pesë ushtarakëve të tjerë amerikanë, të cilët ndodheshin në avionin ushtarak transportues MC 130 H, që u rrëzua në Gramsh.
Lajmi u konfirmua nga drejtues të Policisë së Qarkut të Elbasanit, sipas të cilëve trupat e pajetë të ushtarakëve amerikanë janë krejtësisht të karbonizuar dhe identifikimi është i vështirë.
Gjetjen e trupave e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes.
Pasaporta
Avioni MC 130–H
Të përgjithshme
Prodhues: “Lockheed Martin”
Kostoja: 1.5 milionë USD
Data e prodhimit: Qershor 1991
Data e rënies: 31 Mars 2005
Parametrat
Përbërja: 4 motorë T56-A-15, 4 helika
Gjatësia: 30.4 metër
Lartësia: 11.7 metër
Shpejtësia: 300 milje në orë
Kapaciteti
Ngarkesa: 77 trupa, 52 parashutistë
Ekuipazhi: 9 persona
Dëshmitë e banorëve: Pati një avari dhe më pas një shpërthim
Mali i Gribës varr për 9 ushtarakët e avionit amerikan
GRAMSH - Nuk mbeti asnjë shenjë jete nga avioni amerikan, i përplasur natën e së enjtes në malin e Gribës, pranë fshatit Rovje, mëse 30 km larg qytetit të Gramshit.
Në orët e pra të mëngjesit të djeshëm është konfirmuar se në bordin e avionit ishin 9 ushtarakë dhe që të gjithë kanë gjetur vdekjen. Trupat e tyre u gjetën pas disa orë kërkimi.
Pëprjekja për të kërkuar ndihmë
Rreth orës 20.00, avioni është parë të fluturojë shumë afër zonës së banuar, aq sa të gjithë fshatarët kanë dalë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte. Të hutuar nga zhurma, fshatarët e Rovjes kanë parë vetëm dritat. Pas pak sekondash, avioni është larguar drejt malit. Fillimisht ka patur një shpërthim dhe më pas gjithçka përfundoi në tokë.
Menjëherë, gjashtë djem të fshatit Rovje me 10 familje, të pajisur me elektrik dore janë nisur në vendin ku vazhdonin flakët. Të rinjtë kanë nxituar me sa kanë mundur për të parë se çfarë ndodhi dhe për ndihmë. Ishte ora 22.20, kur djemtë e fshatit ndodheshin 30 metra larg avionit në flakë.
“Nuk u afruam më tej, pasi kishim frikë nga shpërthimet e vazhdueshme të avionit, si dhe të municioneve”, tregon njeri nga djemtë të ndodhur të parët në vendngjarje.
Njeri nga ta, që kishte celular me vete, ka marrë operatorin 139 të AMC, për të kërkuar ndihmë, por numri i marrë nga ky operator nuk i ka shërbyer. Dikush tjetër ka marrë një të afërm, efektiv policie, i cili ka përcjellë lajmin në komisariatin e Gramshit. Dy orë më pas, në fshatin Rovje mbërritën forca të shumta policie, ndërsa ishin njoftuar për ngjarjen Drejtoria e Policisë në Qarkun e Elbasanit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Vendi ku ra avioni
Gjatë orëve të natës, efektivat blu të ndihmuar nga ushtria dhe helikopterët kanë kërkuar për shenja jete, por koha e keqe nuk i ka ndihmuar për të arritur në gjetjen e trupave të ushtarakëve amerikanë. Vetëm në orët e para të mëngjesit, kur në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ushtarakë amerikanë, specilistë të ushtrisë rrethuan zonën, ku kishte rënë avioni. Vetëm bishti ka mbetur i padëmtuar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër e avionit amerikan MC 130 H, ishte shkatërruar. Pjesa e përparme ishte zhytur në dhe, nga përplasja.
Trupat e pajetë të katër personave janë gjetur në momentet e para të identifikimit edhe nga banorët e zonës, ndërsa të tjerët mësohet se janë gjetur të copëtuar, disa orë më vonë, në afërsi të avionit.
Ushtria dhe policia nuk kanë lejuar të afrohet asnjë person pa leje te mbeturinat e avionit. Dëbora dhe mjegulla kanë penguar disi punën e ushtarakëve, të cilët, veç mbledhjes së copave të avionit, kanë bërë ekspertimin e trupave gjysmë të karbonizuar. Në këtë proces nuk janë lejuar specialistë shqiptarë, kurse nga ambasada dhe ushtria amerikane mbërritën një grup prej 20 personash.
Flet, një ndër gjashtë personat që mbërritën të parët pranë avionit të rrëzuar
“Kur vajtëm, ende dilnin flakë dhe dëgjoheshin shpërthime municionesh”
Shumë afër banesave, avioni kishte aluduar për një humbje kuote, që i ka kushtuar më pas përplasjen. Fatmir Lazi, 22 vjeç, një ndër 6 djemtë, që ka parë nga afër avionin, tregon se, rreth orës 20.20, afër shtëpive të fshtatit Rovje, është dëgjuar dhe më pas është parë një avion, i cili ka fluturuar shumë pranë tokës. Më pas është dëgjuar një shpërthim dhe flakët janë dalluar me sy të lirë pavarësisht mjegullës që kishte pushtuar malin.
Çfarë patë ju çastet e para të rrëzimit të avionit?
Ishte mjaft afër shtëpive, aq sa na dukej sikur po binte te shtëpitë tona. Për këtë dolëm me shpejtësi nga aty, por pamë se avioni ku më tepër dukeshin dritat u largua në drejtim të malit të Gribës. Në atë kohë kishte filluar një mjegull e dendur dhe një erë e fortë. Për pak minuta u dëgjua një shpërthim dhe më pas flakë, por asgjë më tepër. Menduam më të keqen. Avioni që pamë afër ishte rrëzuar dhe duhet të shkonim atje. Shumë shpejt u organizuam gjashtë djem dhe u nisëm për në majën e malit.
Pse vendosët të shkonit afër vendit të shpërthimit?
Mjegulla e dendur dhe një erë e fortë e kanë bërë të vështirë që të shikojmë më tej, por vendosëm që pas shpërthimit të niseshim drejt pllajës së malit. Morëm elektrik dore dhe u nisëm për në vendin ku shihej flakë. Më shumë se një metër dëborë dhe një terren i vështirë ka vonuar mbërritjen tonë. Rreth orës 22.00 kemi qenë jo më shumë se 30 metra larg avionit, por ngurruam më tej, pasi kishte shpërthime të vazhdueshme, ndoshta të municioneve që na rrezikonin edhe ne. Thirrëm disa herë për të kuptuar nëse kishte të gjallë, por asgjë nuk u dëgjua dhe në këtë kohë vendosëm të lajmërojmë policinë. Nuk kishim asnjë numër të tyre dhe fillimisht morëm me celular AMC, por kjo nuk solli gjë dhe më pas morëm një polic në Gramsh, i cili arriti të njoftojë komisariatin. Qëndruam vetëm një orë, pasi aty kishte shumë shpërthime dhe gjithashtu nga i ftohti mund edhe të ngrinim. Nuk pamë asnjë shenjë jete, ndërkohë shpërthimi i vazhdueshëm i municioneve rrezikonte jetët tona, aq sa u shtrinim herëpashere nga shpërthimet.
Kur kanë mbërritur forcat e para të policisë?
Dy orë më pas mbërriti policia. E gjithë zona mbulohej nga zhurmat e helikopterëve, të cilët patrulluan gjatë gjithë natës. Mbërritja e efektivave është shoqëruar nga ushtria dhe gjatë gjithë natës jemi pyetur për sa pamë dhe dëgjuam për ngarjen. Mendoj se avioni kishte avari, pasi po fluturonte shumë afër shtëpive dhe mjegulla i ka sjellë edhe përplasjen në mal. Kemi parë në mëngjes pjesë të trupit të ushtarëve, të cilët ishin shpërndarë pranë avionit. Vazhdonte tymi dhe pothuajse të gjitha copat e trupit të avionit ushtarak ishin shpërndarë andej- këndej. Ndërsa pjesë të trupave të ushtarëve shikoheshin në sipërfaqen me dëborë, ku nuk jemi lejuar as të afrohemi.
Inspektori i krimeve mori i pari lajmin nga djemtë e Rovjes
Telefonata që ngriti në alarm të gjithë
Numri i celularit të një efektivi të policisë kriminale në komisariatin e Gramshit transmetoi lajmin për avionin e rrëzuar. Gjashtë djemtë e mbërritur shumë pranë avionint kishin vetëm një numër të policisë, atë personal të Alfred Agollit. Ata i kanë rënë këtij numri dhe i kanë thënë se në malin e Gribës ishte rrëzuar një avion. Menjëherë efektivi i kriminales ka vrapuar në drejtim të komisariatit. Aty është njoftuar salla operative, Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Lajmi konfirmohet edhe nga burime të policisë lokale. Një avion amerikan transporti ishte rrëzuar pranë fshatit Rovje. Terreni mjaft i vështirë dhe dëbora e rënë në të gjithë zonën e ka bërë të vështirë punën operative të policisë e ndërsa numri i shumtë i helikopterëve ushtarakë kanë evituar problemet e policisë duke marrë në kontroll situatën.
Ardian Shuli
Dritan Bega
Artan Lazi
Vladimir Shuli
Fatmir Lazi
Ardian Qosja
Shefi i Shtabit të FA, Pëllumb Qazimi dhe ambasadorja amerikane, Marcie Reis, në konferencë shtypi
Tiranë - Dje në mesditë, rreth orës 12.00, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral lejtnant Pëllumb Qazimi, dha një konferencë për shtyp, lidhur me ngjarjen tragjike të rrëzimit të avionit ushtarak amerikan MC 130H, në afërsi të fshatit Gribë (Guri i Gegës) të rrethit të Gramshit, në bordin e të cilit ndodheshin nëntë ushtarakë amerikanë. Në konferencën e shtypit mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Marcie Reis.
Në deklaratën për shtyp, gjeneral Qazimi theksoi se sinjali për incidentin u mor njëherazi nga Qendra e Bashkuar Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror Civil në aeroportin “Nënë Tereza”.
Gjeneral lejtnant Pëllumb Qazimi
“Ushtria e policia janë ngritur në këmbë”
”Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së, në përputhje me procedurat e përcaktuara për raste të tilla, morën masat e nevojshme për nisjen e operacionit të kërkim-shpëtimit. Në këtë operacion janë angazhuar trupa të Batalionit Special, helikopterë të Forcave Ajrore, trupa të Njësisë së Këmbësorisë të Korçës, të Policisë Ushtarake, të Shëndetësisë etj., dhe është bashkëpunuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit, Pushtetin Vendor dhe banorët e zonës”.
Ambasadore e SHBA në Shqipëri Marcie Reis
Shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer SHBA–Shqipëri
“Jam këtu thjesht për të thënë që ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që Qeveria shqiptare dhe Forcat e Armatosura Shqiptare po japin për këtë operacion kërkimi.
Ky është edhe një tjetër shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.
Bajram Ibraj në vendngjarje
Ekspertët amerikanë, kryejnë vetë ekspertizën
Në orët e paradites së djeshme në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj. Në afërsi të zonës, ku është rrëzuar avioni, Ibraj tha se e gjithë policia është e organizuar për t’i ardhur në ndihmë ushtarakëve amerikanë për të përballuar situatën. Edhe pse ekspertët e policisë kanë mbërritur të parët nuk kanë marrë pjesë në ekspertim, pasi kjo është bërë nga vetë specialistët e ushtrisë amerikane. Policisë së Shtetit nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të kontrollojë territorin dhe të bëhet pjesë e patrullimeve të zonës. Menjëherë është vendosur një masë sigurie për të mos lejuar askënd t’i afrohej zonës, ku ka rënë avioni. Gjithçka u mbulua me emrin “sekret ushtarak”, me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Pëllumb Qazimit. Nga ana tjetër ushtarakë të lartë amerikanë të ndjekur nga specialistë të ekspertizës, kanë mbërritur te mbetjet e avionit.
Ndërkohë një numër i madh helikopterësh dhe avionësh ushtarak kanë kontrolluar gjatë më shumë se 7 orëve të natës dhe gjatë gjithë ditës së djeshme zonën e Rovjes në komunën e Kukrit dhe sidomos pllajën e malit të Gribës, ku është gjetur edhe avioni i rrëzuar një natë më parë. Nuk dihen ende shkaqet që sollën rrëzimin e avionit, i cili, sipas banorëve, kishte ditë që fluturonte afër zonave të banuara.