E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vit 2009, vit i prokurimeve totale elektronike

>Kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen e pushtetit vendor dhe të gjithë enteve kontraktuese, që të zbatojnë me përpikëri vendimin për të proceduar vetëm me prokurimet elektronik, që sipas tij janë standard i luftës së sigurt kundër korrupsionit. Këtë deklaratë kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës Kreu i Qeverisë e cilësoi vitin 2009, si vit të prokurimeve elektronike. Ky është viti i prokurimeve elektronike. Vihen re disa tendenca në qeveritë vendore që hezitojnë për të proceduar me këtë mënyrë elektronike. Dua tju bëj të qartë qeveritarëve vendorë të Shqipërisë se, në mënyrë absolute, nuk do të mund të ketë asnjë lloj prokurimi tjetër përveç atyre elektronike, u shpreh Kryeministri. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha theksoi se prokurimet elektronike janë të përcaktuara me ligj dhe ky vendim është i pandryshueshëm dhe kërkoi nga ministrat që të mbledhin urgjentisht autoritetet dhe entet e tyre përgjegjëse për prokurimet dhe ti vendosin në pozita pune. Berisha gjatë fjalës së tij siguroi se buxheti i shtetit është totalisht disponibël në këtë drejtim, ndaj nuk do të ketë formë tjetër prokurimesh përveç prokurimeve elektronike. Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë kërkoi që Ministri i Financave të monitorojë me shumë seriozitet këtë proces, pasi sipas tij "qeveria ruan të drejtën e rialokimeve dhe të heqjes së fondeve". Ministria e Financave duhet ti ndjekë hezituesit dhe të plogështit dhe të zbardhë listën, duke argumentuar heqjen e fondeve, përfundoi Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›