E Diel, 1 Nëntor 2026

“Politikanët t’i shërbejnë qëllimeve kombëtare”

 

Nga Lezha kreu i LSI-së i kërkoi dje politikanëve që, nën mësimet e historisë, t’i shërbejnë më mirë qëllimeve kombëtare. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte dje në ceremoninë e përkujtimit të 565 vjetorit të Kuvendit të Lezhës. “Është një ngjarje historike u shpreh Meta, e cila ka vlerë jo vetëm që të kujtohet me nderim dhe madhështi, por nga e cila duhet gjithnjë të nxirren mësime të cilat duhet të reflektohen në angazhimin e gjithë shqiptarëve dhe sidomos të politikanëve për t’i shërbyer qëllimeve më të mëdha kombëtare”. Kryetari i LSI-së iu referua “atyre qëllimeve, sipas tij, që përbashkojnë aspiratat e kombit tonë, jo vetëm për të qenë të integruar dhe të bashkuar, por edhe për të pasur gjithnjë një të ardhme me dinjitetet, një të ardhme e cila qëndron fortë mbi lirinë, sepse për këtë të ardhme luftoi edhe Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›