E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat europiane preken nga planet e Obamës

Vlera e aksioneve të bankave evropiane ra pas planeve të presidentit Obama për të frenuar aktivitetet e bankave në SHBA. Banka qendrore e Gjermanisë, Deutsche Bank kryesoi rëniet në Europë, me 3.4 për qind. Rëniet erdhën pas rregullave të reja shtrënguese të propozuara nga Presidenti Obama që sipas tij kanë si qëllim të mbajnë nën fre aktivitetet e tyre. Obama tha se ishte gati për luftë, nëse bankat e donin një të tillë. Ai i akuzoi ato se kishin ndezur krizën më

 të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madh. Liderët e Bashkimit Evropian do ta mbajnë një samit të jashtëzakonshëm më 11 shkurt në Bruksel, me fokus në forcimin e ekonomisë. Duke e paralajmëruar këtë samit, presidenti i ri i Bashkimit Europian, Herman Van Rompi, tha se bllokut me 27 vende anëtare, i duhet më tepër rritje ekonomike në mënyrë që ta ruaj mënyrën evropiane të jetesës. Kjo mbledhje urgjente vjen pas krizës botërore që përfshiu edhe pjesën më të madhe të Europës. Në këtë samit do të diskutohet për skemat dhe politikat ekonomike që do të përdorin vendet e BE, për të kaluar periudhën e postkrizës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›