E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Obamës prek bankat evropiane

Në Londër, vlerat e aksioneve të bankës Barclays ranë 3.5%, ndërsa shkëmbimet në bursën e Londrës ranë me 2.2%. Banka qendrore e Gjermanisë, Deutsche Bank kryesoi rëniet në Evropë, me 3.4%. Ndërsa në Francë, BNP Paribas dhe banka të tjera pësuan rënie të aksioneve. Gjatë natës, indeksi industrial i bursës amerikane Dow Jones ra mesatarisht 2%, rënie e cila është edhe rënia më e thellë që prej tetorit.Të gjitha këto erdhën pasi presidenti Obama propozoi rregulla të reja shtrënguese për bankat, më qëllim që të mbajnë nën fre aktivitetet e tyre.Zoti Obama akuzoi bankat se kishin ndezur krizën më të rëndë ekonomike që prej Depresionit të Madh. Ai tha se ata kishin qënë fajtorë për papërgjegjshmëri të tepruar.Plani i Obamës ka gjasa të kalojë në senat duke qenë se disa republikanë si ish kandidati për president John mcCain mbështesin prej kohësh ide të ngjashme.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›