E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset italiane Taksa e sheshte faktor per thithjen e investimeve ne Shqiperi

Bizneset italianë vlerësojnë klimën e mirë të biznesit në Shqipëri, duke u ndalur në rëndësinë e taksës së sheshtë.
Francesco Vitulli, Drejtor i agjencisë së promovimit dhe ndërkombëtarizimit të firmave italiane thotë se interesi i firmave italiane për të investuar në Shqipëri është gjithmonë në rritje.
Investitorët ialianë konfirmojnë interesin e lartë të tyre për zhvillimin e investimeve në vendin tonë. Këto biznese veçojnë taksën e sheshtë si një faktor shumë të rëndësishëm, për thithjen e investimeve nën logon italiane.
Francesco Vitulli, Drejtor i agjencisë së promovimit dhe ndërkombëtarizimit të firmave italiane, shprehet se interesi i investitorëve është gjithmonë e në rritje
Zoti Vitulli ndalet edhe tek shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, të cilat vijojnë të jenë të larta.
Sektorët kryesorë, ku drejtohen investimet italiane janë kryesisht: sektori agro-ushqimor, sektori energjetik si dhe turizmi. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 400 firma të italiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›