Eurozona diskutohet ne forumin ekonomik aziatik

Forumi aziatik i BOAO-s ka mbledhur në Hainan të Kinës ekspertë nga fusha të ndryshme të ekonomisë dhe financave botërore për të diskutuar mbi ekonominë aziatike dhe krizën e borxhit në Eurozonë. I pranishëm në këtë forum ekonomik, presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick dhe ish sekretari amerikan i thesarit, Hank Paulson kanë shprehur pikpamjet e tyre për krizën e borxhit në Europë.
“Mendoj se situata është stabilizuar disi dhe kjo është një gjë e mirë, por duhet të rifitohet kohë për të ndërrmarrë të tjera reforma. Raundi i parë i reformave lidhej me konsolidimin e llogarive publike për të përballuar buxhetet, por kjo nuk mjafotn. Qeveritë e vendeve në vështirësi duhet të vijojnë me reformat strukturore për të përmirësuar bazat e rritjes. Kjo është ajo që unë mendoj se kryesisht Italia dhe Spanja duhet të përqëndrohen në pjesën e dytë të këtij viti”, vuri në dukje Zoellick.
Ish- sekretari amerikan i thesarit, Paulson pajtohet me reformat në Europë, por shprehet i rezervuar mbi efikasitetin e këtyre reformave.
“Problemi më i madh është çështja strukturore rreth bashkimit monetar, duke patur shumë vende me sisteme të ndryshme politike, në një realitet me politika të ndryshme fiskale dhe me një valutë të përbashkët. Është shumë e vështirë që ekspertët të bien dakord mbi atë që duhet bërë, madje edhe kur pajtohen është shumë e vështirë politikisht. Unë mendoj se do të duhet shumë kohë që BE të mos ketë më probleme strukturore”, u shpreh ai.
Sipas të dy ekspertëve më të lartë të financave botërore, kriza e borxheve europiane ka dhënë efekte mbi ekonomitë e vendeve aziatike, të cilat kryejnë volume të mëdha të tregtisë me vendet europiane.
Në mënyrë që të përballen me krizën e borxhit Evropian, Zoellick dhe Paulson kanë thënë se vendet e Azisë duhet të rrisin tregtinë mes tyre.
Gjatë këtij forumi Zoellick ka thënë se BB është e gatshme të bashkëpunojë me bankën e ardhshme për zhvillim që vendet e Brics synojnë të krijojnë. Idea për krijimin e një banke të re u hodh në samitin e pesë vendeve emergjente Brazilit, Kinës, Rusisë, Indisë dhe Afrikës së Jugut për të përballuar investimet e mëdha të kërkuara nga Brics tek BB për projektet infrastrukturore, por edhe nga pakënaqësitë ndaj FMN.