E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat greke shenojne humbje rekord

Në Greqi Banka Kombëtare, Alfa Bank, dhe Banka e Pireut kanë shënuar një humbje prej 28.2 bilion euro, gati 10 herë më shumë se sa vlera e tyre në treg. Bankat nuk kanë arritur të marrin veten nga humbjet e vitit të kaluar në përpjekje për të ulur nivelin e borxheve të vendit, si parashikohet dhe nga marrëveshja për pjesën e një pakete shpëtimi për Greqinë negociuar me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar. Aksionet e bankave greke kanë ndryshuar në 74 për qind në 12 muajt e fundit, që mbetet ende një përqindje e ulët për tregun grek të aksioneve që është poshtë 50 për qind. Athina, e cila pritej të njoftonte një kornizë për rikapitalizuar bankat të premten, është ende duke punuar në aspektet teknike me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por me shumë gjasa struktura e këtij plani mund të zbulohet pas zgjedhjeve të 6 majit. “Rikapitalizimi i bankave është një parakusht serioz për të siguruar financimin e ekonomisë reale, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe është një parakusht i domosdoshëm, si dhe për të rikthyer besimin në sektorin bankar," ka tëhënë kryeministri grek Lucas Papademos. Rreth 50 bilion euro janë parashikuar të shkojnë në mbështetje të sektorit bankar. Shteti dëshiron që investitorët privatë të kontribuojnë me të paktën 10 për qind të nevojave kapitale për të mbështetur bankat dhe për të shmangur nacionalizimin e tyre. Në një moment kur ekonomia e vendit është  zhytur në recesion dhe papunësia ka arritut një nivel rekord prej 21.8 për qind, kryeministri grek Papademos bëri thirrje për bashkëpunim. "Ne duhet të investojmë të gjitha përpjekjet tona që situatat të ndryshojë, jo vetëm për shkak se ecuria e ekonomisë ka të bëjë me rritjen e prodhimit, të ardhurave, të punësimit, por për shkak se kombinimi i recesionit dhe papunësisë ka një kosto të padurueshme ekonomike dhe sociale për vendin tonë, "tha ai. Afati i fundit që ishte vendosur më parë në 31 mars ku banjat greje duhet të raportonin fitimet u shty për në 20 prill në mënyrë që të kishin më shumë kohë në dispozicion.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›