E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrard, sponsori i Ouen te Liverpuli

Liverpuli kërkon të mbajë Ksabi Alonson, i cili është drejt kalimit te Real Madrid. Por edhe Stiven Xherrard po jep "këshilla merkatoje" për drejtuesit e "Reds"-ave, duke synuar t‘ju mbushë mendjen të marrin Majkëll Ouen në "Anfield". Por sipas "Daily Express", sulmuesi i Njukasëllit duhet të reduktojë të paktën me një të tretën rrogën aktuale prej 140 mijë eurosh. Emri tjetër që qarkullon për sulmin e Liverpulit është ai i brazilianit Kleber të Kruzeirs, cili mendohet se është gati të firmosë për 7 milionë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›