E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez shqetëson Mançester Junajtid

Më shumë se për Ronaldon, tashmë duket se Mançesteri po shqetësohet për Karlos Tevez, i cili, sipas "The Sun", është gati t‘u thotë lamtumirë "Djajve të Kuq", për të kaluar te Siti për pak më shumë se 37 milionë euro. Dje ka pasur një takim mes menaxherit të tij dhe administratorit të Mançester, David Gill, i cili sipas "Daily Star" është i gatshëm të paguajë të njëjtën shumë. Por Tevez e ka me Sër Aleks Ferguson për mënyrën se si e ka trajtuar. Për të interesohen skuadrat: Çelsi, Real Madrid, Liverpul, Milan e Siti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›