Bankat, kredi me veshtiresi biznesit, por jo individeve Eglantina Nasi
Bankat tashme u japin bizneseve kredi me me shume veshtiresi, ndersa kundrejt individeve, ritmi i kredidhenies rezulton si me pare. Nje fakt i tille rezulton nga nje vrojtim qe ekspertet e Bankes se Shqiperise kane kryer mbi aktivitetin kreditues ne vend, gjate tremujorit te trete te ketij viti. "Bankat kane shtrenguar kredine dhene bizneseve sipas madhesise, pra nese jane SME apo korporata te medha; por dhe sipas qellimit, per financim te kapitalit qarkullues apo investime. Ndersa per kredine dhene konsumatoreve, bankat vijuan te mbajne te pandryshuara standardet, per te dytin tremujor rresht, si per blerje banese, ashtu edhe per financim te konsumit", - citon ky studim i posacem. Me tej, sqarohet se faktoret kryesore qe shpjegojne shtrengimin e standardeve te kredise per bizneset, jane te lidhura me problemet specifike te sektorit ku ato operojne, si situata e kredive me probleme apo situata e pergjithshme makroekonomike. Sikunder pohohet edhe fakti se gjate dy tremujoreve te fundit, mjaftueshmeria e kapitalit eshte vleresuar gjithashtu si nje faktor tjeter qe ka dhene kontribut ne shtrengimin e standardeve. Konkretisht, ekspertet bankare, pohojne se "ndryshimi ne kushtet per miratimin e kredive te reja te miratuara gjate tremujorit te trete te vitit 2012 ka reflektuar shtrengimin e standardeve per bizneset. Kurse per individet ato kane ngelur pothuaj te pandryshuara". "Per bizneset, kushtet kryesore, me te cilat bankat kane zbatuar politiken shtrenguese te kreditimit jane zgjerimi i marzhit mesatar, rritja e komisioneve, ulja e madhesise se huas, rritja e madhesise se kolaterali ne raport me madhesine e huas, si dhe zvogelimi i maturitetit", - citojne ekspertet. Ne shifra konkrete shtrengimi i kritereve per t'i dhene kredi nje biznesi, rezulton qe gjate tremujorit te trete 2012, te kete qene ne nivelin rrites prej 6.25%. Dhe sipas zerave konkrete te kredidhenies, shtrengimi me i larte i kritereve, ne kete periudhe, eshte bere me kredine per qellime investimi, konkretisht me rritje ne nivelin prej 21.2%. Nga ana tjeter, nese iu referohemi ketyre treguesve per kredite e dhena ndaj individeve, veme re se gjate tremujorit te trete 2012, ka rezultuar ne nivelin prej 0%, dukuria e shtrengimit te standardeve te tyre. "Mund te thuhet, edhe se niveli i konkurrences ka ndikuar ne lehtesimin e standardeve te kredise dhene individeve", - citon vrojtimi i lartpermendur i BSH-se. Per te perfunduar me faktin, se nje faktor tjeter qe duket se ka ndikuar ne pandryshueshmerine e kredidhenies tek individet, ka qene pikerisht edhe ajo e renies se kerkeses per to te ky grupim. Pra, sa me pak kredi te kerkuara, aq me pak, para te destinuara nga bankat per dhenien e tyre, e rrjedhimisht edhe kriteret me pak te shtrenguara. "Kerkesa neto e individeve per kredi ka vijuar te jete negative ne tremujorin e trete te vitit 2012, e ulur ne 4.0% nga 11.3% nje tremujor me pare", - perfundon vrojtimi i Bankes se Shqiperise, duke folur ne kete menyre per me shume droje nga qytetaret per te kerkuar nje kredi ne banke.
Bizneset dhe individet kane me shume "frike" qe te marrin kredi
"Kerkesa per kredi, bazuar ne perceptimin e eksperteve prane bankave, eshte zvogeluar edhe gjate tremujorit te trete te vitit 2012, si per bizneset, ashtu edhe per individet". Ky ka qene konstatimi i bere nga BSH-ja, sipas te cilit, vihet re nje stepje e te dyja ketyre grupimeve per te kerkuar nje kredi prane bankave. "Renia e kerkeses ne total eshte ndikuar nga renia e kerkeses per blerje banese", - citojne ekspertet lidhur me grupin e individeve, duke komentuar uljen e kerkeses se tyre per kredi. Ndersa per bizneset, shprehen se faktoret qe shpjegojne renien e kerkeses per kredi jane perdorimi i burimeve alternative te financimit, por ne te njejten kohe, edhe zhvillimet ne tregun e pasurive te paluajtshme.