E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama zgjodhi per menaxhim e greves trafikantin Tufa

Partia Demokratike ka akuzuar dje kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, per lidhje me trafikantin Skender Tufa, arrestuar ne vitin 2004 me akuzen "Shfrytezim prostitucioni" dhe denuar me vendim te formes se prere 7 vite burg per veprimtarine e tij kriminale. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, deklaroi se "ne kuadrin e Rilindjes se bllokut z. Edi Rama nen moton: "Funderrina te te gjithe Shqiperise bashkohuni per te permbysur Sali Berishen", - shpalli keto dite publikisht aleancen e tij te fundit me trafikantin Skender Tufa, arrestuar ne vitin 2004 me akuzen "Shfrytezim prostitucioni" dhe denuar me vendim te formes se prere 7 vite burg per veprimtarine e tij kriminale". Sipas zedheneses se PD-se, kryetari i PS, Edi Rama, jo pa qellim zgjodhi per aleance te re te Rilindjes se tij dhe menaxhimin e greves se urise te nje grupi te vogel te keqperdorur pameshirshem prej tij, trafikantin Skender Tufa te dale nga burgu pak kohe me pare pasi vuajti denimin. Duke akuzuar kryetarin e PS-se, si organizatorin kryesor te greves se urise, zedhenesja e PD-se u shpreh se, "Z.Rama zgjodhi trafikantin Tufa per menaxhimin e greves se tij private, se pari, per t'ju derguar nje mesazh te qarte te gjithe trafikanteve ne Shqiperi se ai me moton 'Funderrina te te gjithe Shqiperise te bashkohemi kunder qeverise se Kryeministrit Sali Berisha', e ka nje moto kryesore ne rrugen e tij te Rilindjes se premtuar. Z. Rama zgjodhi trafikantin Tufa per menaxhimin e greves si nje akt hakmarres, si nje perpjekje per te diskretituar qendresen heroike te te perndjekurve politike kunder regjimit te eterve te tij". PD ka theksuar me tej se Rama, duke menaxhuar, nje grup te vogel te tyre me trafikantin Skender Tufa, po perpiqet qe te paraqese para qytetareve dhe te rinjve shqiptare, martiret e kalvarit hoxhist si njerez te personifikuar nga kriminele ordinere, trafikant te qenieve njerezore. Partia Demokratike iu ben thirrje edhe nje here familjareve te grevisteve qe te mos lejojne qe njerezit e tyre te poshterohen duke u menaxhuar nga Edi Rama, nepermjet aleatit te tij te ngushte, Skender Tufa. PD fton familjaret e viktimave qe te pyesin Edi Ramen, "pse 8 vjet ne pushtet nxore nga burgu dhe shperbleve me qindra milione leke xhelatet e te perndjekurve politike te eterve tuaj, te denuar per genocid dhe krime kunder njerezimit dhe nuk dhe asnje qindarke per dhjetera-mijera martire te gjalle te kalvarit te bllokmeneve hoxhiste qe shperbleve?". Gjithashtu, PD ka sqaruar edhe nje here shqiptaret se ajo me vetedije te plote dhe ne vleresim maksimal te vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerezore te martireve te gjalle te kalvarit komunist, ka percaktuar si norme demshperblimi per ta, normen ditore me te larte se cdo vend tjeter ish-komunist. Ne perputhje me kete percaktim, ajo i ka dhene per kete qellim kesaj shtrese, 103 milione dollare, 2 mije e 200 apartamente banimi, 2 mije e 751 fabrika e ndermarrje, linja prodhimi dhe objekte te tjera, si dhe mbi 22 mije te drejta studimi, bursa shkollimi ose pagese e tarifave per hyrjen ne Universitet. Edhe njehere, PD garanton familjaret e viktimave te dyfishta te eterve dhe bijve hoxhiste, se ajo eshte e vendosur qe ne afatet e percaktuara ligjore te disbursoje plotesisht parate e demshperblimit te te perndjekurve politike, ndaj dhe te mos lejojne qe neobllokmenet e rinj, me ne krye Edi Ramen qe dje shperblyen me qindra-milione leke xhelatet e tyre, t'i menaxhojne sot njerezit e tyre me trafikante si Skender Tufa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›