E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat masa ndaj riskut te kursit te kembimit

15/09/2010Rregullorja e re per pozicionet e hapura valutore. Bankat afat deri ne nentor

Bankat e nivelit te dyte duhet te marrin masa deri ne nentor per te miratuar procedua ose rregullore te brendshme per administrimin e rrezikut nga kursi i kembimit. Qe do te thote se duhet te jene te vemendshme cdo dite nga ndryshimi i kursit te kembimit te valutave kryesisht per te siguruar mbrojtje ndaj klienteve te tyre qe kane marre kredi ne monedhe te huaj. Me anen e nje rregulloreje te re e cila eshte miratuar nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise dhe hyri ne fuqi me 21 gusht te ketij viti percaktohen rregullat dhe kriteret per llogaritjen raportimin dhe mbikeqyrjen e pozicioneve te hapura valutore te bankave. Bankat e nivelit te dyte duhet te plotesojne dhe dorezojne ne Banken e Shqiperise ne fund te cdo muaji formularet perkates te kesaj rregulloreje si pjese e Sistemit Raportues te Unifikuar. Departamenti i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise ne cdo rast qe e gjykon te arsyeshme ka te drejte te kerkoje nga bankat ndryshime ne permbajtjen dhe ne shpeshtesine e raportimit.

Kufijte

Sipas rregullores se re qe percakton me detaje se cili duhet te jete pozicioni total neto i hapur valutor i bankes theksohet se ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 30 per qind te kapitalit te saj rregullator. Pozicioni neto i hapur valutor i bankes ne cdo monedhe te huaj dhe/ose ne ar ne fund te cdo dite pune nuk duhet te kaloje 20 per qind te kapitalit te saj rregullator. Banka krijon sistemin e administrimit te rrezikut te kursit te kembimit ndaj te cilit ajo ekspozohet gjate ushtrimit te veprimtarise se saj me qellim identifikimin matjen monitorimin dhe kontrollin e ketij rreziku. Banka harton politika dhe procedura te nevojshme per administrimin e rrezikut te kursit te kembimit - theksohet ne rregullore. Politika per administrimin e rrezikut nga kursi i kembimit duhet te jete ne perputhje me natyren qellimin tipin dhe kompleksitetin e veprimtarive ne monedhe te huaj te cilat banka i kryen ose planifikon ti kryeje. Bankat duhet te vleresojne dhe monitorojne rrezikun e kursit te kembimit cdo dite.

Ekspozimi

Shuma e te gjitha pozicioneve neto te hapura valutore ne shitje e shprehur ne leke perfaqeson pozicionin total neto te hapur valutor ne shitje. Vlera me e madhe midis pozicionit total neto te hapur valutor ne blerje dhe pozicionit total neto te hapur valutor ne shitje perfaqeson pozicionin total neto te hapur valutor te bankes ose ndryshe ekspozimin e pergjithshem te bankes ndaj rrezikut te kursit te kembimit.

Detyrimi

Bankat e nivelit te dyte detyrohen te njoftojne menjehere ne Banken e Shqiperise per cdo rast te tejkalimit te kufizimeve te lejueshme te pozicionit/eve te hapur/a valutor/e sipas nenit 6 te kesaj rregulloreje. Me kete njoftim banka i paraqet Bankes se Shqiperise kohen dhe masat e nevojshme per rivendosjen e pozicioneve te hapura valutore brenda kufijve te lejueshem.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›