E Diel, 1 Nëntor 2026

Licenca e vetme 3G demton konsumatoret

16/09/2010Organizohet diskutimi i hapur publik me grupet e interesit

Autoriteti i Konkurrences Vendimi nuk eshte i drejte per nje ekonomi te lire tregu

Dhenia e nje licence te vetme per sherbimin e internetit 3G eshte kundershtuar nga zyra e Mbrojtjes se Konsumatoreve. Gjate nje diskutimi te hapur publik me te ftuar perfaqesues nga grupet e interesit drejtuesi te kesaj zyre theksuan rendesine e ofrimit te sherbimit te internetit nga 4 kompanite e telefonise celulare qe operojne ne vend pasi ne te kundert ky sherbim rrezikon te kthehet ne monopol. Perfaqesues te Autoritetit te Konkurrences kane mbeshtetur te njejtin reagim pasi e kane quajtur dhenien e nje licence te vetme per sherbimin 3G si jo te drejte per nje ekonomi te lire tregu. Gjate takimit te djeshem perfaqesues te zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve u renditen nje sere shqetesimesh qe prekin qytetaret ne rast se do te jepet vetem nje licence per kete sherbim. Zyrtarisht dhe publikisht 4 kompanite celulare ne vend e kundershtojne vendimin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Ministrise se Inovacionit e Teknologjise per dhenien e nje licence individuale pasi sipas tyre kete sherbim jane ne gjendje ta ofrojne te katerta kompanite. Sipas kesaj zyre vendimi per autorizimin e nje licence te vetme 3G mund te demtoje interesat e konsumatoreve dhe do te krijoje monopolizim ne treg. ZMK ka vleresuar se dhenia e nje licence te vetme do te shkele edhe ligjin e konkurrences dhe nga ana tjeter do te ndikoje ne nje rritje artificiale te cmimit te ketij sherbimi duke demtuar edhe xhepin e konsumatoreve. Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ZMK konsideron se ky proces ka nevoje per nje informim te publikut transparence si dhe konsultime me konsumatoret qe nuk jane te informuar dhe as te perfaqesuar ne kete proces - theksojne drejtues te zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve.

Cfare eshte rrjeti 3G

Perdorimi i teknologjive 3G apo Third Generation nga kompanite celulare do te sjelle nje transmetim me kapacitet me te larte te te dhenave ne aparatet celulare duke rritur shpejtesine e internetit.

Rrjeti 3G eshte nje standard i larte i teknologjise se informacionit. Por dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe ne ndryshim nga dhenia e nje licence te vetme do te sjelle nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret dhe futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit. Shqiperia aktualisht renditet e fundit ne Evrope sa i takon perhapjes se teknologjise 3G.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›