E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanet me dy kryetareMuca Jam une. Kryesia Jo

16/09/2010Mbledhja e radhes shkakton kaos. Kryesia pezullon kryetarin Muca i denoncon

TIRANE- Mes me te perbetuarve te Allahut plasi dje pasdite nje sherr i madh aq sa te dyja palet i thane popullit dy emra te ndryshem kryetaresh te Komunitetit Mysliman. Ashtu sic ndodh rendom neper dhomat misterioze dhe dyrrymeshe te kryeqendres se myslimaneve shqiptare edhe kesaj u be nje zhurme qe ende smerret vesh se ceshte. Anetaret e kryesise se Komunitetit Mysliman njoftuan dje pasdite se e kishin pezulluar kreun e tyre pra Selim Mucen dhe ne vend te tij komanduan Ilir Vokshin myftiun e Durresit. Grupi kundershtar i Muces qe kryesohet nga Sekretari i Pergjithshem Betim Truci dhe pasohet nga disa klerike te larte dhane dje nje deklarate ku njoftuan njerezit se Selim Muca nuk e meriton ate post pasi abuzon rende me te. Thane gjithashtu se vendimi per shkarkimin e tij u be nga kryesia e Komunitetit Mysliman e cila thekson se shkarkimi eshte bere per veprime antistatutore dhe te jashteligjshme si dhe per sjellje manipuluese. Pak minuta me vone kryekleriku mysliman nxitoi te jepte nje deklarate per shtyp ku e cileson veten ende kryetar te Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe denoncoi nje grup qe ai e quajti destruktiv dhe te dyshimte per sa i perket besnikerise se tyre ndaj krereve te ketij komuniteti. Madje Muca shkoi pak me larg duke aluduar edhe per autore te mundshem te implikuar ne vrasjen e Salih Tivarit ish-kreu i KMSH. Ditet ne vijim pritet te sjellin te reja ne vorbullen e zhvillimeve ne Komunitetin Mysliman aty ku sherri eshte ulur kembekryq prej vitesh.

Kronologji e ngjarjeve kulmore ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise

Pronat dhe rrymat dy momentet

me te nxehta te myslimaneve

Koherat e skandaleve mes krereve te myslimaneve te Shqiperise marrin kuptimin e vertete vetem ne 2 prej momenteve me te nxehta pronat dhe rrymat. Qekur ky komunitet i humbi pronat ose me sakte ua rrembeu sistemi monist ata ne heshtje i kane kerkuar per te shperthyer pas viteve 90. Ne krye te heres zeri ishte me i bute derisa u shnderrua ne zhurme plumbi kur Salih Tivari ish-kreu i KMSH u vra ne zyre. Thuhej se e vrane pronat. Me tej moment tjeter i nxehte mes myslimaneve eshte edhe rryma. Te shkolluarit ne Siri Arabi Iran etj jane vene ne shenjestren e Antiterrorit per shkak te natyre se ashper te predikimeve te tyre. Vija tjeter i perket tipave si Muca Tivari etj ku zoterojne toleranca mes feve dhe metodat e buta te predikimit. Zyrat e policise se Tiranes kane mirepritur klerike te shumte myslimane per ceshtje te ndryshme ku me i fresketi rast eshte ai i myftiut te Lushnjes Tomorr Borici i cili kishte marre 50 mije dollare te dyshimta investime keto nga nje student ne Arabine Saudite. Pak muaj me pare u arrestua ne Durres Artan Kristo i cili ne internet leshonte thirrje per Xhihad pra luften e shenjte. Sakaq klerike te larte te Komunitetit Mysliman jane akuzuar per perfshirje te dyshimte ne biznesin e shitjes se trojeve si kunder eshte rasti ne qender te kryeqytetit. Shitja e rreth 7000 meter katror toke tek Kodra e Durresit dhe lulishte 1 Maji jane te tjera problematika qe e shoqerojne kete komunitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›