Bankat mbështesin ekonominë me kredi për bizneset e individët
TIRANE - Bankat po kreditojnë individët dhe bizneset duke u dhënë shtysë zhvillimit të ekonomisë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se gjatë 11 muajve të vitit 2011 kredia e re e bizneseve dhe individëve arriti në 201 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndërkaq nga të dhënat e Shoqatës së Bankave rezulton se për 9-mujorin e vitit që u mbyll, katër janë bankat që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen e kreditimit. Ato janë: Reiffeisen Bank, BKT, Tirana Bank dhe Credins Bank.
Këto banka kanë plotësuar nevojat e klientëve të tyre për kredi, si në rastin e individëve ashtu edhe të sipërmarrjes private.
Sistemi bankar po mbështet fuqishëm zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet kreditimit, në një kohë kur burimet e tjera të financimit janë reduktuar si pasojë e efekteve të krizës së eurozonës.
Banka e Shqipërisë ka vlerësuar likuiditetin e sistemit bankar dhe gjendjen e shëndoshë të bankave që operojnë në vend. Nisur nga ky fakt, Guvernatori Ardian Fullani i ka bërë apel biznesit dhe qytetarëve që të rrisin kërkesën për kredi, gjë që do të shoqërohet me rritje të konsumit dhe investimeve private, pasi bankat janë të gatshme të ofrojnë hua.
Një tjetër faktor që përbën shtysë për klientët që duan të marrin kredi është edhe rënia e interesave për kreditë në lekë, pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit për monedhën kombëtare.
(er.nu/news24/BalkanWeb)