E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA-PBDNJ: Dënimi i Dishos, politik

KORCË- OMONIA dhe PBDNJ e cilësojnë si politik dënimin me një vit burg të kreut të OMONIA-s Naum Disho, i dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Apelit në Korcë.
“Është një proces i stisur juridikisht dhe i kurorëzuar politikisht nga ithtarë nacionalistë, të veshur me petka politike, juridike”, tha Kreu i OMONIA-s në Korçë Ligoraq Karamelo.

“Shpresojmë akoma që Gjykata e Lartë të shpallë zotin Disho të pafajshëm”, tha Kreu i PBDNJ-së në Korçë, Arben Ilia.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke dënuar me një vit burg kreun e OMONIA-s, i cili akuzohet për dhunimin e varreve në fshatin Boboshticë, me pretendimin e ngritjes së një memoriali për ushtarët grekë. Një ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010-ë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›