E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi 3 persona në Kamëz, në kërkim 26-vjecari

TIRANË- Specialistë të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, kanë nisur proçedimin penal ndërkohë që po punohet për kapjen e shtetasit Klodian Avni Brahilika, 26 vjeç, banues Kamëz, i cili dyshohet si autor i plagosjes së 3 personave.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas dje rreth orës 16.00’, në Bulevardin Blu Kamzës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “Volsvagen Golf.4”, për pasojë janë plagosur shtetasit, Ermal Llorja, Beqar Musaj, si dhe një kalimtar i rastit shtetasi Fiqiri Sulejman Koçi, 70 vjec, banues në Kamëz.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja model 56, te kalibrit 7.62 mm. Ndërkohë të shtënat e armëve kanë vënë në rrezik edhe nxënësit e shkollës, “Ibrahim Rugova”, ku u regjistrua kjo ngjarje, të cilët ndodheshin në mësim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›