Skualifikohen dosjet jopërfituese
07/01/2009 Pronat, javën e ardhshme pritet publikimi i listës së përfitimit të kompensimit monetar
Shkon drejt mbylljes procesi i verifikimit, drejt detajimit lista përfundimtare e fituesve
Shkojnë drejt mbylljes procedurat e verifikimit të dosjeve që do të përfitojnë kompensimin monetar të përcaktuar nga qeveria për pronat gjatë vitit 2008. Zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pohojnë për gazetën se ky proces tashmë është drejt përfundimit dhe se gjatë javës së ardhshme pritet që të nisë kompensimi monetar i pronarëve, kategori për të cilën është parashikuar që për kompensim të jepen nga Buxheti i Shtetit fondi prej 500 milionë lekë i përcaktuar po për 2008-n. Nga 740 dosjet e dorëzuara, verifikimet e bërë nga specialistët në terren kanë skualifikuar një pjesë të konsiderueshme të dosjeve nga e drejta e kompensimit. Kjo pasi vendimet e lëshuara për këto subjekte ishin më të reja në kohë sesa vendimet për dosjet e piketuara për t’u përfshirë në listën e kompensimit financiar të vitit përkatës. Megjithatë, edhe këto ende po verifikohen mos kanë ndonjë tjetër mangësi.
Procesi
Sipas ekspertëve, renditja e fituesve do të bëhet sipas rendit kronologjik të vendimeve të lëshuara më parë për të gjithë ish-pronarët. Të parët në lista do të jenë të gjitha subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, por nuk kanë përfituar nga kompensimet para 2008-s. Kjo procedurë pritet të nisë me ndarjen konkrete të fondeve për këtë kategori gjatë javës së ardhshme, kur do të publikohet dhe lista përfundimtare e subjekteve që do të marrin këto fonde. Në një prononcim për gazetën “Metropol” nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Genci Çelo shprehet se ndarja e fondit do të nisë gjatë javës së ardhshme, ashtu siç ka deklaruar Kryeministri në mbledhjen e fundit të qeverisë të zhvilluar për vitin e kaluar. “Aktualisht po mbyllen dhe detajet e fundit të mangësive që paraqiten në dosjet e depozituara dhe që janë verifikuar. Është bërë eliminimi i atyre që janë me vendimet më të reja në kohë, të cilët nuk do të kenë mundësi të përfitojnë. Megjithatë, edhe në dosjet e përzgjedhura ka ende paqartësi të vogla, të cilat do të rregullohen e verifikohen gjatë këtyre ditëve. Mendoj se gjatë javës së ardhshme do të jemi në gjendje të nisin publikimin e dosjeve që do të marrin miratimin për kompensimin financiar”, - ka pohuar Çelo.
Ndarja
Renditja do të jetë për të gjitha qarqet sipas vjetërsisë së vendimeve që do të disponojnë aplikuesit për kompensimin. Kështu, të gjitha qarqet brenda këtyre ditëve duhet të dërgojnë shkresat përkatëse, në të cilat të identifikojnë vjetërsinë dhe rendin kronologjik të këtyre vendimeve, që janë rishikuar nga grupe ekspertësh në terren. Ndërsa vlera e çmimeve do të përcaktohet në bazë të luhatjes së çmimeve të tregut.
Kategoritë që nuk do kenë mundësi të përfitojnë gjatë këtij viti, do të mund të aplikojnë sërish kur të hapet procesi i kompensimit për 2009-n. Në një prononcim të dhënë pak kohë më parë Genci Çelo ka pohuar: “Ata që nuk arrijnë të plotësojnë dosjet me të gjitha dokumentet e kërkuara brenda afatit zyrtar, do të duhet të presin që të aplikojnë sërish gjatë vitit të ardhshëm. Për këta të fundit gjatë vitit të në vijim do të vihet në dispozicion të kompensimit një tjetër fond dhe do të nisin sërish procedurat e verifikimeve për dosjet e tjera që do të dorëzohen. Vendimi që ka marr secili prej këtyre subjekteve është i respektuar, por procedurat e shpërndarjes së fondeve dhe kthimit të kompensimit të pronave për këtë vit janë të tilla që nuk lejojnë më shumë përfitues sesa fondi i përcaktuar. Një pjesë e tyre do të përfitojnë gjatë këtij viti, siç ka ndodhur me një pjesë tjetër gjatë viteve të shkuara. Ndërsa pjesa e mbetur do të kenë mundësi sërish të përfshihen në garën e kompensimit gjatë 2009-s.”
Publikimi i listës
Edhe për ish-pronarët pritet që kompensimi monetar për vitin 2008 të nisë gjatë javës së ardhshme. Nëndrejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pohon: “Aktualisht po mbyllen dhe detajet e fundit të mangësive që paraqiten në dosjet e depozituara dhe që janë verifikuar. Është bërë eliminimi i atyre që janë me vendimet më të reja në kohë, të cilët nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi i përcaktuar për vitin e shkuar.”
Renditja e fituesve
Në dosjet e depozituara pranë AKKP-së secili prej aplikantëve ka paraqitur një vendim të komisioneve të mëparshme të kthimit e kompensimit të pronave, ku janë përcaktuar dhe ligjëruar një datë dhe një orë fikse e marrjes së vendimit. Renditja e këtyre vendimeve për fituesit do të bazohet në datën dhe orën e depozituar. Nëse do të ketë dy vendime në një ditë, fitues do jetë ai që e ka marrë vendimin më përpara.
Fondi /përfituesit
Nga 740 dosjet e dorëzuara, verifikimet e kryera nga specialistët në terren kanë skualifikuar një pjesë të konsiderueshme të dosjeve nga e drejta e kompensimit. Kjo pasi vendimet e lëshuara për këto subjekte ishin më të reja në kohë sesa vendimet për dosjet e piketuara për kompensimin financiar të këtij vitit. Ndërsa fondi i përcaktuar për këtë kategori nga Buxheti i Shtetit kap vlerën 500 milionë lekëve, që do të shpërndahen sipas listës.