E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat më shumë kredi për bizneset

 

Gjatë muajve të parë të këtij viti bankat kanë dhënë më shumë kredi për bizneset. “Ndryshe nga tremujori paraardhës, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive këtë tremujor, dallon për ritmin më të lartë të rritjes së kredisë akorduar bizneseve kundrejt kredisë dhënë individëve”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Klasifikimi i kredisë sipas subjektit të kredisë biznese dhe individë dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, në fund të tremujorit të parë të vitit, ashtu sikundër edhe në fundvitin 2008, dallon peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve me 23.3 për qind të tepricës totale të kredisë, pasuar nga “overdraftet” për bizneset me 20.7 për qind të totalit. Ndërsa, norma më e lartë e rritjes konstatohet për kredinë dhënë individëve për konsumin e mallrave jo të qëndrueshëm pasuar nga kredia për “overdraft” dhe ajo për kapital qarkullues dhënë bizneseve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›