E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta,70 USD fuçia

 

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka arritur në 70 dollarë për fuçi. Prej disa javësh çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka ndjekur një trend rritës. Sipas mediave të huaja ende nuk dihet nëse çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare do të pësojë rënie. Luhatjet e çmimit të karburanteve në bursa reflektohen menjëherë edhe në tregun vendas. Kjo për vetë koniunkturën që ka tregu vendas ku mbi 90 për qind e kërkesës për konsum plotësohet nga importi. Në pikat e tregtimit një litër benzinë dje shitej me 131 lekë, një litër naftë eurodiezel e cilësisë së ulët shitej me 124 lekë, ndërsa eurodiezeli i cilësisë së lartë tregtohej me 129 lekë. Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›