E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prespa, destinacioni turistik mes 3 shtetesh

 

Baseni i Prespës mbetet sot në vend një nga destinacionet më të pasura natyrore në florë dhe faunë, që pak njerëz e njohin. Prespa, liqeni që bashkon tre shtete ballkanike, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë, është marrë seriozisht nga vendet respektive përmes një projekti që synon ruajtjen e ekosistemit të tij dhe kjo e bërë përmes veprimtarive të koordinuara dhe shkencore. Ka qenë takimi i kryeministrave të tre vendeve që lagen nga ky basen në vitin 1999 në Lemos, pjesën greke të Prespës, ku u vendosën dhe prioritetet për të ruajtur përmes përpjekjeve për aksione që do të udhëhiqnin drejt një menaxhimi të integruar të ekosistemit në këtë Basen. Projekti i Prespës, siç quhet shkurt ky projekt, mori jetë në 2004 me fazën fillestare të tij, gjatë së cilës u bënë hetimet dhe analizat e nevojshme për hartimin e një Dokumenti Projekti, i cili çoi në aprovimin dhe fillimin e fazës së plotë të Projektit në Janar 2007. Ky Projekt është i financuar nga GEF/Qendra Botërore e Mjedisit me qendër në New York, SHBA dhe zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Koordinatori lokal i këtij projekti, Ardit Konomi, i cili ndjek nga afër zbatimin e këtij projekti, por dhe mban lidhjet me grupet e interesit që përfshihen në këtë projekt, sqaron për “Panorama” se “Projekti është hartuar për të forcuar kapacitetin për ripërtëritjen e shëndetit të ekosistemit dhe për ruajtjen e biodiversitetit, fillimisht në rang kombëtar në Prespën e Shqipërisë dhe të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke eksperimentuar me metodat e orientuara nga ekosistemi drejt planifikimit hapësinor, administrimi i përdorimit të ujit, bujqësisë, administrimin e pyjeve dhe të peshkimit, si dhe administrimin dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura”. Por me përmirësimin e infrastrukturës rrugore e cila është në proces, nga ku komuna Liqenas lidhet në fare pak kilometra me Maqedoninë përmes pikës kufitare të Goricës, por dhe nisja e punimeve që do të lidhin qendrën e kësaj komune me rrugën nacionale Korçë-Kapshticë, do ta kthejnë shumë shpejt këtë zonë në një destinacion të kërkuar turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›